Ronaldon e duan të gjithë, por e ardhmja mbetet mister

27 Qershor 2022, 14:12Sport TEMA

Ronaldon e duan të gjithë, por e ardhmja mbetet mister

Ronaldon e duan të gjithë, por e ardhmja e tij mbetet një mister! Vetë lojtari nuk ka preferuar të mbaj një qëndrim, por në Angli e bëjnë të sigurt se portugezi ka nisur kontaktet me klube të tjera dhe shumë shpejt do t’u thotë lamtumirë “Djajve të Kuq”.

Siç raportohet, ka pasur një takim javën e kaluar midis agjentit portugez Jose Mendes dhe pronarit të ri të Chelsea, Todd Boehly.

Sigurisht, trajner Tomas Tuchel nuk do i thoshte jo një transferimi të tillë edhe pse e vetmja gjë që mund ta joshte portugezi, është se do të luajë në Champions League.

Megjithatë, pas takimit të përmendur nuk ka pasur vazhdim të negociatave. Nga ana tjetër, mediat shkruajnë dhe për një transferim të mundshëm te Bayern Munich. Duke qenë se ylli i skuadrës, Robert Lewandowski ka deklaruar se kërkon të largohet, bavarezët janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Mirëpo edhe nga kjo lëvizje nuk ka ende detaje zyrtare. Ndërkaq, mediat italiane shkruajnë se mund të ketë dhe një transferim të mundshëm te Roma, por kjo e vështirë të ndodhi duke patur parasysh dhe ambiciet e portugezit për të ardhmen.

Cristiano Ronaldo është përfolur shumë për një largim nga Manchester United që nga fillimi i merkatos së verës, edhe pse vetë klubi e ka përgënjeshtruar diçka të tillë. Megjithatë, diçka është e sigurt një nga arsyet kryesore për këtë lëvizje është pikërisht moskualifikim në Champions League sezonin e ardhshëm.

Lini një Përgjigje