Rumania shkarkon Mircea Lucescu

2 Prill 2026, 18:00Sport TEMA
Rumania shkarkon Mircea Lucescu

Federata Rumune e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e rrugëve me trajnerin dhe shkarkimin Mircea Lucescu.


Sipas njoftimit të federatës, ky vendim vjen si pasojë e problemeve shëndetësore të trajnerit me përvojë, por edhe pas humbjes ndaj Turqisë në ndeshjen e play-offit.


Lucescu, një nga emrat më të njohur të futbollit rumun dhe europian, largohet nga detyra në një moment delikat për kombëtaren, ndërsa federata pritet të vendosë së shpejti për zëvendësuesin e tij.


Para disa ditësh Mircea Lucescu pësoi një shqetësim të papritur shëndetësor dhe u transportua me urgjencë në një spital në Bukuresht pasi u rrëzua në tokë gjatë seancës stërvitore të Rumanisë në prag të ndeshjes miqësore me Sllovakinë.

Lini një Përgjigje