Shënoi supergol me ekipin e tij, Anis Mehmeti shpërblehet në Angli

8 Mars 2024, 18:39Sport TEMA
Shënoi supergol me ekipin e tij, Anis Mehmeti shpërblehet në

Anis Mehmeti ishte protagonist në javën e fundit në Championshipin anglez me ekipin e tij, Bristol City. Në ndeshjen përballë Ipswich, e cila i fitua nga këta të fundit, Mehmeti shënoi një supergol.

Ajo paraqitje fantastike dhe ai supergol janë shpërblyer, pasi sulmuesi 23-vjeçar është bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës nga “Sky”, sipas “WhoScored”. Mehmeti është i vetmi lojtar nga Bristol City që është pjesë e më të mirëve të kësaj jave.

Kujtojmë që sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte gjithashtu një nga lojtarët që u ftua për herë të parë te Shqipëria, nga trajneri Sylvinho.

Lini një Përgjigje