Shkëlqejnë Asllani dhe Ismajli, Torino merr një fitore të madhe ndaj Romës në transfertë

14 Shtator 2025, 14:40Sport TEMA
Shkëlqejnë Asllani dhe Ismajli, Torino merr një fitore të

Torino ka mposhtur Romen në Seria A me rezultatin 0 me 1. Transferta u vendos nga goli i Simeones në minutën e 59-të. Nga fillimi ndërkohë e nisën për herë të parë bashkë te Torino, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli.

 

Ismajli e kishte ndeshjen debutuese. Të dy lojtarët e Kombëtares u ndëshkuan me karton të verdhë në pjesë të parë. Fillimisht Asllani dhe më pas Ismajli.


Po ashtu të dy alarmuan stafin mjekësor te Torino. Ishte Ismajli që u shtri në pjesën e parë, teksa në dytën Asllani. Ky i fundit u zëvendësua në minutën e 80-të.

Pas tri javësh të luajtura, Torino numëron 4 pikë. Dhe për këtë fitorja ishte shumë e rëndësishme.

Lini një Përgjigje