“Është bërë lojtar i madh”! Etrit Berisha vlerëson mesfushorin tonë në Itali: Kur luajmë me Shqipërinë, unë ia jap gjithmonë topin Asllanit se më jep siguri

19 Prill 2025, 17:00Sport TEMA
“Është bërë lojtar i madh”! Etrit Berisha

Etrit Berisha ka dhënë një intervistë të fundit për mediat italiane, teksa pak ditë më parë portieri shqiptar u rikthye në Suedi duke firmosur për Hacken.

Pas dëmtimit të portierit kryesor, ky klub vendosi të nënshkruajë me Berishën në një situatë emergjente.

Ndërkohë në një intervistë për “SportItalia”, Etrit Berisha ka folur edhe sa i përket Kristjan Asllanit.

Etriti ka treguar se në ndeshjet kur luan te Shqipëria, pavarësisht se tani ka disa kohë që nuk është pjesë e Kombëtares, ia jep gjithmonë topin Asllanit.

“Teknikisht është shumë i fort Asllani. Kur luajmë me Shqipërinë, unë ia jap gjithmonë atij topin sepse ndihem shumë i sigurt, Asllani nuk fshihet dhe e dëshiron gjithmonë topin.

Luan në një nga skuadrat më të forta në Europë dhe duhet të rritet cdo ditë. Është bërë lojtar i madh për të gjithë”, tha Berisha. 

1 Komente

  1. E
    Etrit je i Madh ..

    na pelqeu ironia ,llanen do ta veme pas Portes qe ti sjelli sa me shpejt topat

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje