S’ka fitues mes Erzenit dhe Kastriotit. Paqe dhe në Ballsh mes Bylisit dhe Teutës

2 Nëntor 2022, 15:06Sport TEMA

S’ka fitues mes Erzenit dhe Kastriotit. Paqe dhe në Ballsh mes

Ka përfunduar në barazim 1-1 përballja mes Erzenit dhe Kastriotit, e vlefshme për javën e 11-të të Superiores.

Fillimisht ishin miqtë që realizuan në pjesën e parë me Grecën, por në të dytën Nonato barazoi shifrat.

Edhe pse kishte disa mundësi shënimi, asnjëra nga skuadrat nuk shfrytëzoi si duhet rastet.

Pas kësaj ndeshje, Erzeni ngjitet në kuotën e 17 pikëve në vendin e tretë, kurse Kastrioti në vendin e gjashtë me 14 pikë.

Bylisi dhe Teuta kanë ndarë pikët së bashku, në një barazim me rrjeta të paprekura 0-0, në stadiumin “Adush Muça”, e vlefshme për javën e 11-të në Kategorinë Superiore.

Një sfidë me shumë raste për gol dhe me pretendime për penallti nga të dyja krahët, por me arbitrin kryesor, Eldorjan Hamitin, që nuk ka vërshëllyer në asnjë nga të dyja rastet.

Durrsakët nga minuta e 84′ kanë qenë në inferioritet numerik, pasi qendërmbrojtësi Artan Jazxhi ka marrë kartonin e dytë të verdhë pas një faulli të shkaktuar në dëm të kundërshtarit.

Me këtë ndalesë, Bylisi ngjitet përkohësisht në vendin e shtatë me 12 pikë, ndërsa Teuta e Bledi Shkëmbit mbetet sërish në vendin e fundit me 8 pikë të grumbulluara

Lini një Përgjigje