Skandali i FSHF-së me biletat, çmimet e biletave në tregun e zi shkojnë deri në 1.3 milionë lek

4 Qershor 2025, 15:15Sport TEMA
Skandali i FSHF-së me biletat, çmimet e biletave në tregun e zi

Farsa e radhës nga FSHF po trondit opinionin publik. Ndërsa mijëra tifozë shqiptarë mbetën jashtë sistemit absurd të “shortit elektronik”, në tregun e zi është ndezur një biznes i shfrenuar me biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi më 7 qershor.

Bileta deri në 170 euro për sektorët më të thjeshtë, por kulmi arrihet në faqet si Viagogo, ku për një biletë në tribunën kryesore çmimi shkon deri në 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra!

Një spekulim i pastër që ushqehet nga mungesa e transparencës dhe menaxhimi katastrofik i FSHF-së.

Në vend që biletat të shkonin te tifozët e vërtetë, ato duket se kanë përfunduar në duart e grupeve që tashmë i rishesin për çmime marramendëse, duke kthyer sportin në një pazar të turpshëm. 

Lini një Përgjigje