Skandali me arbitrin në ndeshjen Lazio-Milan, presidenti kryeqytetas: Futbolli italian ka marrë fund, duhet ndryshuar sistemi

2 Mars 2024, 09:37Sport TEMA
Skandali me arbitrin në ndeshjen Lazio-Milan, presidenti kryeqytetas:

Ndeshja mes Lazios dhe Milanit në Olimpico e përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të kuqezinjve shkaktoi shumë polemika. Vendasit e mbyllën lojën me tetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Pellegrinit, Marusic dhe Guendozi.

Pas sfidës, presidenti i Lazios u ndal të fliste për mediat ndërsa nuk mundi t’i mbante nervat teksa akuzoi sistemin në Itali se tashmë është tërësisht i pabesueshëm. Lotito shkoi më tej kur theksoi se në ndeshjen mes Lazios dhe Milanit u tejkaluan të gjitha limitet duke pretenduar se klubit të tij iu bë një padrejtësi e madhe.

“Mendoj se duhet të krijohet një organ i ri që të jetë kontrollor i arbitrave, do ta ngrej këtë propozim në mbledhjet e radhës. Kur ndeshja merr këtë ngjyrim atëherë besoj se duhet të krijohet një organ i tretë dhe i pavarur sepse sistemi aktual është i pabesueshëm.

Do të bëjmë gjithçka që ndeshje të këtij lloji të mos përsëriten, sporti njeh meritën dhe ndeshjet duhet të fitohen me meritë. Kështu humbasim vlerat. Po flas unë pasi nuk dua që të keqinterpretohet apo ta pësojnë njerëzit që janë në varësinë time.

Nëse sistemi nuk është i besueshëm atëherë duhet të ndërhyjmë për ta “shëruar” atë. Këto janë episode që përsëriten prej kohësh, pati shumë gabime në ndeshje dhe arbitrat duhet të kuptojnë se çfarë është ekuilibri.

A komunikova me Di Bellon? Unë nuk flas me arbitrat, as nuk e di nga vjen ai. Por, e pashë si arbitroi. Ndaj them që Liga duhet të krijojë një organ të tretë të pavarur sepse nuk ka më garanci. Nuk mund t’i kërkoj asgjë skuadrës sime, ishin tetë vetë në fushë dhe luftuan deri në fund.

Në jetë duhen respektuar disa vlera. Nuk kam asgjë me Sarrin sepse këto rezultate nuk janë për fajin e tij, kjo ndaj Milanit ishte një humbje që erdhi nga të tjera rrethana. Sarri ka besimin tonë dhe nuk ka qenë kurrë në dyshim. Duhet të shohim para, Lazio humbi, por ishte një “vdekje” e paralajmëruar", tha ai.

3 Komente

  1. d
    denoncim

    E, se kjo ndodhi vetem ne Itali, po ne ate europian qe u sin portiereve lazer ne sy, po fa faullat qe edhe "vari" edhe kari funksionojne njeos?! Kjo eshte bota kapitaliste sot qe eshte tronditur nga themelet nga boset e saj e gabimisht e quajne demokraci, ne te gjitha fushat. Pordhe me rigon. Putini te drejton pushken e keta i thone aman mos qello! Ku eshte demokracia, forca e mbrojtjes se saj, ku eshte logjika njerezore dhe me se mbrohet?! Kapitalizmi ka falimentuar dhe bota eshte ne dore te krimin eleve, boseve te parase. I permbysni dot? ? Nje mut, vetem ti zhdukesh por dhe teknollogjine ata e kane; Formalish popujt genjehen dhe kjo i zvarrit .

    1. G
      Goli

      O Lotitush ka*abush,nuk kishte asnjë skandal me arbitrin,ai nxorri më pak kartona se ç'e mwritonit. Nuk kisha parë kurrë një Lazio që donte vetëm të 'vriste' e të thyente këmbët. Nuk e di por nuk ishte futboll nga Lazio,kishte një urrejtje ndaj Milanit,sepse në fushë kishin hyrë vetëm me 'kosa'.. Të kërkosh të fitosh medoemos kue ske këllqe e mzndësi ,nuk do të thotë të përdorësh dhunë për t'ja arritur. Nuk di ,por ishin të karikuar më keq se kurrë më parë dhe ky i yni ,Hysaj ,u fut keq me brryl nda Pulisiç ( amerikanit) në vazhden e hakmarrjes ndaj tij ,sidomos pas kartonit te pare te kuq. Shkurt,ishte një Lazio super e karikuar si kurre më parë,por me korelacion negativ,se ishte shume e shemtuar.

      1. S
        Sara

        haha k..rvat e Milanit qe hidhen sikur jane balerina sapo t'i prekesh

      Lini një Përgjigje