Statistikat: Benzema është “Inzaghi” i Ancelotti-t

14 Prill 2023, 17:07Sport TEMA

Statistikat: Benzema është “Inzaghi” i Ancelotti-t

Goli përballë Chelsea-t ishite i 30-ti për Benzema nën komandën e Anchelott-it, por jo vetëm kaq… statistikat tregojnë se francezi është kthyer në një “xhelat” i vërtetë për klubet angleze, të cilave u ka shënuar pjesën më të madhe të golave.

Krahasimi - Me golin përballë Chelsea-t, francezi kap kuotën e 30 rrjetave të shënuar në Ligën e Kampioneve nën këshillat e Carlo Ancelotti-t. 

Statistikat të tilla vetëm Pippo Inzaghi kishte nën drejtimin e trajnerit në fjalë. Gjatë kohës kur e stërviti në Torino dhe Milano, Inzaghi arriti që të shënonte plot 33 gola në 55 ndeshje në Ligën e Kampioneve.

Preja e preferuar – Statistikat tregojnë se skuadrat angleze ekzaltojnë dellin e goleadorit tek futbollisti francez. 

Ai u ka shënuar plot 20 gola skuadrave ishullore. Më mirë se ai përballë klubeve angleze në Champions ka bërë vetëm Lionel Messi me plot 27 gola të shënuar.

Lini një Përgjigje