Sylvinho: Humbje që dhemb por ne bëmë një ndeshje me zemër

27 Mars 2023, 23:30Sport TEMA

Sylvinho: Humbje që dhemb por ne bëmë një ndeshje me

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho u shpreh i kënaqur me lojën e skuadrës në fushën e lojës por jo me rezultatin e arritur. Pas ndeshjes me Poloninë ai deklaroi:

“Është një humbje që dhemb, sepse luajtëm ndaj një kundërshtari të fortë por ne bëmë një ndeshje me shpirt dhe zemër. 

Në pushim u thashë djemve se duhej të qëndronim në lojë deri në minutën e fundit, ta barazonim e ndoshta edhe ta fitonim, Ata më kuptuan në gjithçka. Ne ishim aty dhe më vjen keq sepse barazimi do të kishte qenë rezultati i duhur por duhet ta pranojmë. 

Patjetër që do t’i analizojmë që të gjithë momentet e nbdeshjes për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë më mirë. 

Ndoshta duhet të rregullojmë diçka në mbrojtje. Nuk duhet të harrojmë se kishim përballë një skuadër shumë të fortë që ka luajtur në europianët dhe botërorët e fundit”.

10 Komente

  1. F
    Fatmira

    Nuk ka pse te ndjeni dhimbje, ekipit te Shqiperise i mungonin dy sulmuesit e saj me te mire.

    1. C
      Celo Mezani

      Me shume se sulmuesit qe munguan, Kombetaria nuk ka me portier. Berisha tashme po shkon 40, Strakosha e ka rene shume ne instikte dhe ka humbur totalisht besimin tek vetja. Koha per te kerkuar nje portier te ri.

    2. a
      arrifi

      .... te DHJERE pooooooor krenare.

      1. E
        Era alla Silvinjo e fort ne 11 Shqiptare

        U ndje qart ndikimi i trainerit te ri Silvinjo ne lojen e 11 Shqiptare . Kjo Ere e re alla Silvinjo dukshem ka sjell nji Koncept te ri per skuadren Kuq e Zi ,gj e cila mendoj un premton shume ne te ardhmen . Jam njohes i mire i njerezve e aftesive te tyre e sigurishte nji njohes i mire i Futbollit . Mbajeni mend ,ky Trainer ka per te qen mbas disa vjetesh nji nder me te miret e Botes dhe ardhja e tij ne Shqiperi eshte fate i madhe per Kombetaren Shqiptare ,degjoheni rrespektoheni ,bashkpunoni si nji familje me te ,sepse rezultatet do jen ate qe deshirojme prej vitesh per Kombetaren tone. Shpresoj qe skuadra ta kuptoje se cfar fati ka te ken nji trainer te tille qe jeton 90 min.me Lojtaret sikur luan vet ne fushe ,gje te cilen e shikoje ne gjithe qenien e ktij Traineri te apasionuar dhe e ben kaq te vecante vs gjithe te tjereve .Urojme ,qe lojtaret te mesojne nga ky Trainer se si e jeton ai nji ndeshje dhe japin shpirtin ne fushe ,nqs duan rezultate ,gje e cila i mungon shume ksaj Kombetare

        1. A
          Astrit

          Si gjithmone ,humbje dinjitoze...

          1. V
            VICIDOLI

            Kush mungonte , moj FATMIRE ????? Azemi dhe Saliu ?????

            1. p
              portieri

              Eh more shokëniiiii..! Humbëm dhe këtë herë,por duhet të jemi "krenar" se humbëm ndaj nje ekipi që i kishin "ra brekët" dhe ne fushë ecte. Por ama kur dikush prej tyre provoi te vraponte,n'a beri gol. Eh more vëllezër ç'ekip " i mirë jemi ",aq sa e kishim lënë dhe portën pa portier duke menduar se Polonia do mbyllej në porte,jo ne... Fitore te mëtejshme ekipit tone te "çunit" Sylvinio ,me humbje sa më "bukura"..!

              1. Z
                Zemer treguan vetem dy Lojtare :

                I pari ishte Asani dhe i dyti Silvinjo asnji tjeter edhe pse debutuesve si Mbrojtesi Mihaj duhet vleresuar maskimalishte .

                1. t
                  tetovari2

                  Hysaj në pension nga kombëtarja! Të tjerët të hapin sytë .

                  1. M
                    Mondi

                    Me pelqeu shume Mihaj,Hasani,Cikalleshi u mundua shume,Kumbulla e markoi shume mire Levandovski,Prisja me shume nga Asllani,duhej te kishte futur me pare Bajramin.Strakosha gaboi tek goli,por ka muaj qe nuk luan fare,Hysaj nuk me bind per Kombetare,Te tjeret jo keq.Silvinio per mua eshte trajner shume i mire.Ne vetem 6 dite,pa ndeshje miqsore para,dhe dukej sikur kishte vite.Kame shume besim qe ja dalim kesaj here.

                    Lini një Përgjigje