Sylvinho, ka ardhur koha të hapësh sytë mbi Ernest Muçin sepse pastaj do quhet “dashakeqje”!

7 Nëntor 2024, 12:29Sport TEMA
Sylvinho, ka ardhur koha të hapësh sytë mbi Ernest Muçin

Tri gola në kampionat dhe një në Europa League për Ernest Muçin, edhe pse është ndër më pak të aktivizuar te Besiktas dhe shpesh jo në rolin e tij ideal. Për sulmuesin shqiptar momenti i formës është i shkëlqyer dhe pikërisht tani që aforhen sfidat vendimtare të nëntorit me kombëtaren kuqezi duke qenë se Shqipëria do të presë në “Air Albania” si Ukrainën ashtu edhe Çekinë që mund të përcaktojë fatet e Nations League.

Duket sikur Muçi është futbollisti që nuk gjen kurrë besimin që meriton dhe më së shumti ka ndodhur te Shqipëria pasi trajneri Sylvinho nuk e sheh ende gati dhe madje disa herë duke e marrë thjesht si një spektator pa pagesë në ndeshje dhe grumbullime si turist.

Tashmë, ka ardhur momenti që të ndahet kjo punë dhe trajneri duhet të gjejë një alibi të fortë nëse nuk i jep më besimin që djaloshi i rritur në kampionatin shqiptar meriton plotësisht. Sepse Muçi është një talent dhe si i tillë duhet mbrojtur dhe vlerësuar, jo shkatërruar psikologjikisht.

Dhe 4 goal te Besiktas me vetëm 700 minuta në fushë duhet të konfirmojnë se Muçi meriton minuta dhe shumë madje! (Telesport)

3 Komente

  1. S
    S. K.

    Muçi ne radhe te pare duhet te vleresoje veten . Si ish futbollist e si ish trainer per gati 30 vjet eshte e vetmja keshille qe mund ti jap . Natyrisht me talentin natyral qe ke e ke te siguruar jeten por ti vlen shume e shume me teper . Per mua eshte margaritari i talenteve qe ka nxjerre kjo toke keto 30 vitet e fundit . Vizion te shkelqyer loje teknike fine leviz perfekt nepermjet linjave dhe e ben me nje lehtesi te lindur gjuan shkelqyeshem me te dyja kembet . Para ca diteve beri nje gol spektakular me Gallatasaray . Gjithmone ka shenuar e do shenoje gola te tille por…. duhet te punoje me shume duhet ta dashuroje futbollin duhet te futet ne fushe e te sakrifikoje per futbollin . Ke kjo e fundit le per te deshiruar . I uroj fat dhe nese vlereson veten per mua do behet futbollisti me i madh i te gjitha koherave i lindur ne Shqiperi

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bato

      Sa kohe nuk luajti te Beshiktash nuk luajti edhe te kombetarja. Traineri eshte me kembe ne toke.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

        Duhet te pershtatet me stilin e Silvinjos ku te gjithe vrapojne shume dhe kontribojne ne mbrojtje.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje