Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Besiktas po luan në shtëpi përballë Malmo. Sfida e vlefshme për raundin e katërt të Europa League është momentalisht 1-0.
Ishte pikërisht Muçi ai që shënoi golin për të tijët, pas një aksioni perfekt të ekipit të Besiktas. Nga një kënd jo dhe aq i lehtë, shqiptari lëshoi një goditje potente duke kaluar në avantazh gjigantin turk.
Forma e Muçit nuk është një lajm i mirë vetëm për Besiktas. Sulmuesi shqiptar pritet që të japë kontributin e tij edhe me Kombëtaren në ndeshjen e nëntorit përballë Çekisë dhe Ukrainës.
Te shoh Silvinjo qe aktivizon Asanin apo Seferin
ezee - eee heheheee , Asanin s'e zevendeson dot asnji ,sa per dijeni ,Seferin s'e di .Por Muci do ishte shum efektive per Kombetaren,ne vendin e asllanit qe me shume se lojtare stoli s'vlen.he na rruac
Nuk e di se sa i vlefshem eshte Muçi ne skuadrat ku luan por ne kombetaren shqiptare ai ka qene i vaket.