Tekniku i Everton i keqardhur pas dëmtimit të Brojës: Shumë zhgënjyese, po përshtatej mirë me skuadrën

5 Janar 2025, 13:35Sport TEMA
Tekniku i Everton i keqardhur pas dëmtimit të Brojës: Shumë

Armando Broja u dëmtua sot në ndeshjen që Everton po luante në transfertën e Bornmëth. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare la fushën e lojës në minutën e 32-të.

Pas ndeshjes foli trajneri Shon Dajç, që i besoi ndeshjen e dytë radhazi si titullar.

“Shumë zhgënjyese për atë. E humbëm si lojtar shumë herët dhe zëvendësimin po ashtu. Por Dom u përshtat me të vërtetë mirë kur u aktivizua”, u shpreh trajneri i Evertonit shkurtimisht pas humbjes.

Akoma mbetet për t’u mësuar shkalla e dëmtimit të Brojës.

4 Komente

  1. T
    Tifozi qe ja do te miren

    Broja eshte akoma i ri , ta lëri futbollin sepse me sa fuket nuk ka të ardhme dhe te filloje një jetë të re duke filluar studimet për tu diplomuar në ndonjë fushë dhe ta vazhdojë jetën ashtu si miliona të tjerë qe nuk meren me futbollin , nuk bohet qameti për të se nuk u bo futbollist, mund të bohet një inxhinier i mire, një doktor i mirë, një medues fiskulture i mirë , një avokat, prokuror apo gjyqtar i mirë etj, dhe nëse nuk ka aftesi për të mbaruar studimet e larta , mund te bëhet një elektricist i mirë , një hidraulik i mire , një murator i mir, një kamarier i mirë etj. Jeta të afron lloj lloj punës qe te kalon ate pa probleme….. Nuk eshte vetem futbolli

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      C'e do qe u mbyll Universiteti Kristal, se Broja do i kishte marre te tera diplomat qe jepSHIN ATY, bile edhe doktoraturet perkatese. Per me u be P.SH. inxhinjer, qofte edhe ordiner, do te duhet me studjuar matematiken, fiziken dhe kimine qe ne tetevjecare deri ne universitet dhe te jesh student i mire ne keto lende. Broja i ka kushtuar kohe te ardhmes se tij si futbollist dhe jo si inxhinjer dhe me siguri qe di arithmetiken por deri aty. Ti urojme djalit qe te mos kete asnje demtim, pasi e pash qe ai goditi token me shume force kur po gjuante nga krahu i majte i sulmit te Evertonit. Po te kishte goditur topin me ate force, me siguri qe do i krijonte shume problem portierit kundershtar. Broja eshte nje talent ne futboll dhe si i tille na duhet edhe ne ne kombetaren tone. Ai ka qene i pafat me demtimet e njepasnjeshme, por eshte akoma shume i ri dhe do kete kohe qe te rikuperohet.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Black Jack

      duhet te largohet , nuk eshte i lindur oer futbollist , gjithe kto demtime ne moshe kaq te re ???? e papranushme per nje futbollist qe mendon te kete karriere , , bye bye Broja like to saying broke

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben

        Ti me siguri qe do kesh lujt futboll ne nivelet me te larta te kooperatives se fshatit dhe keto punet e karrierave te futbollisteve i di shume mire. Shko o loqe e meshoi punes dhe mos i qaj hallin kaloresit se i varen kembet. Broja i demtuar apo jo, paret i shkojne normalisht ne llogarine e tij.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje