U dëmtua në ndeshjen e parë të 2025-ës, tifozët e Everton “shpërthejnë” ndaj Brojës: Kthejeni prapë te Chelsea

5 Janar 2025, 11:46Sport TEMA
U dëmtua në ndeshjen e parë të 2025-ës, tifozët e

Armando Broja e ka nisur mjaft keq vitin 2025, duke pësuar një dëmtim në ndeshjen kundër Bournemouth, me sulmuesin shqiptar që la fushën që në minutën e 32’ të sfidës.

Kjo gjë duket se i ka lënë një shije të keqe tifozëve të Everton, të cilët prisnin shumë nga sulmuesi 23-vjeçar, i cili u huazua në fund të merkatos së verës nga Chelsea, me të drejtën për ta blerë verën e këtij viti.

Një gjë e cila nuk kërkohet më nga fansat, të cilët kanë “shpërthyer” ndaj yllit shqiptar, i cili pjesën më të madhe të sezonit e ka kaluar i dëmtuar.

Sipas “Football Insider”, tifozët kërkojnë që Brojës t’i ndërpritet menjëherë kontrata e huazimit dhe të rikthehet te Chelsea këtë dimër dhe të zëvendësohet me një sulmues tjetër.

Ky do të ishte një lajm tepër i keq për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, i cili nuk preferohet nga trajneri Enzo Maresca në Londër dhe nëse një rikthim i mundshëm ndodh, atëherë do të nisë sërish puna për një tjetër huazim.

5 Komente

  1. S
    S eshte per futboll

    WmE kemi thene ky s ka te ardhme.Ka structure te dobet trupore kocka e ligaments te dobeta...prandaj demtohet edhe pa e prekur njeri...

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per korrektese

      Nuk.ka strukture te dobët trupore, por ka mungesë koordinimi ne hapësirë - truri me gjymtyrët. Keshtu që e vë trupin ne situata që nuk mban, dhe demtohet. Është paaftesi mendore që e kanë shumë njerëz. Ashtu si disleksia, apo diskalkulia (per numurat), edhe kjo është paaftesi mendore. Nuk ka te beje me zgjuaresinë. Ai është djalë i mirë, i zgjuar, familjar, por koordinimi ne kohë dhe hapësirë i gjymtyrëve është tepër i nevojshëm ne futboll. O e ke, o s'e ke. Edhe Perparim Kovaçi nga Berati qe ishte kokërr injoranti, ishte talent futbolli, sepse koordinimin e kishte perfekt. Broja është djalë inteligjent, i mirë, i zgjuar, por nuk bën per futboll. Të shkojë ne shkollë per nje profession tjetër, sepse futbolli mbaron ne moshën 30 vjeç, atehere kur fillon vërtet jeta profesionale.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vari l***t

        Per korrektese e ke pershkruar sic duhet situaten, nderkohe qe une mendoja se ishte thjesht mungese vullneti e ketij lojtari per te kapercyer demtimin. Por argumenti yt eshte shume me i sakte.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Po e ben me sindromen down.

          Nqs kishte mungese kordinimi do e kishin vene re dhe e shisnin ne kohe...por eshte struktura ,lidhjet e dobeta problemi dhe ata shpresonin qe do forcohej me kohen .Per fat te keq te te gjitheve s fuksionoi.

          Përgjigjjuni
      2. I
        Iso

        "ylli i kombetares" na e cate hajdarin! Ky eshte as me shume e as me pake: nje kale i ngordhur.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje