Tirana e fantazmat e vitit 2017: Vetëm fitorja në derbi e dërgon në playout

26 Prill 2025, 13:16Sport TEMA
Tirana e fantazmat e vitit 2017: Vetëm fitorja në derbi e dërgon

Tirana i pa gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë me shpresën që Dinamo të kishte 90 minuta, mundësisht edhe më shumë, të lodhshme e që të mund t’i kushtonin sa më shumë energji për sfidën e fundit të kampionatit të dielën, pikërisht në derbin me bardheblutë. Në javën e fundit skuadra e Shkëmbit luan, në fakt, gjithë sezonin dhe vetëm fitorja mund të shmangë rënien e turpshme nga Kategoria, për herë të dytë në 8 vjet, edhe pse edhe në atë rast do të bëhej fjalë vetëm për arritjen në playout dhe jo shpëtimin direkt.

Në kampin bardheblu përqendrimi është i gjithi te kjo ndeshje, një derbi, ndaj një rivali që në këtë sezon nuk e ka mundur dot asnjëherë. Tirana duhet tja dalë në provën e katërt, por edhe nëse e bën kjo skuadër do të mbahet mend për një rekord negativ: kurrë më parë 26 herë kampionët nuk kanë marrë një numër më të vogël fitoresh, do të ishte e 7 në 36 javë, madje edhe në sezonin 2016-17 kur ranë nga kategoria sukseset ishin 8. Ajo që do të barazonin, në fakt, janë pikët. Me 36 aktualisht, fitorja me Dinamon do ti ngjiste në kuotën e 39 pikëve, aq sa kishin grumbulluar në edcionin famëkeq të rënies.

Kështu, Tirana kërkon vërtetë me çdo kusht fitoren për të patur shansin e mbijetesës, por do të ishte një shpëtim pa fitore, me një rekord që do të mbahet mend e do të jetë present në statistika: klubi më i titullar në vend mori vetëm 7 fitore në 36 ndeshje, duke bërë më mirë se edicioni i tyre më i keq që kur luhet me këtë sistem ndeshjesh e skuadrash vetëm në golat e shënuar 41-29, por më keq në golat e pësuar 44-32, pavarësisht se plusvalenca është e njëjtë -3, por me një ndeshje ende për tu luajtur.

1 Komente

  1. i
    ilir

    palacua iTiranes qe e coi ne kete derexhe(Shkembi) po jep deklarata dhe po na tregon se ai e di si mundet Dinamo.Ai eshte aq maskara sa me deshire ai do te mundet Tirana qe te shpetoj skenderbeu.Te jete per ate Tirana nuk fiton sepse ai eshte idjot futbolli por Dinamo do ja ler vet ndeshjen

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje