Tirana firmos me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

19 Qershor 2023, 14:09Sport TEMA

Tirana firmos me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare


Pas tri viteve emigrim në Kroaci dhe Hungari, Albi Doka kthehet zyrtarisht te Tirana.

Klubi i Futbollit më i titulluar në vend, ka publikuar një video ku prezanton mbrojtësin e djathtë, si blerjen e radhës në merkaton e verës të bardhebluve. 25-Vjeçari, pasi u largua nga Tirana si kampion tre vite më parë, u aktivizua në Kroaci, ndërsa më tej firmosi një kontratë me skuadrën e Honved në Hungari.

Pas këtyre eksperiencave Doka rikthehet në shtëpi, duke veshur uniformën bardheblu. Doka pritet të marrë rolin që mbulonbte Toshevski në krahun e djahtë, pas largimit të këtij të fundit.

Doka i përket atij grupi futbollistësh që kanë dalë nga akademia e Tiranës. Ai i’u bashkua skuadrës së parë në vitin 2017, duke fituar dhe dy trofe me bardheblutë.

Më herët Tirana ka prezantuar dhe lojtarin më të ri të mbërritur nga skuadrat e moshave. Bëhet fjalë për Erlind Qehajan.

I ardhur nga radhët e Akademisë së Futbollit Tirana, 19 vjeçari ka treguar se përveç talentit; grinta, ambicia dhe shpirti i skuadrës e bëjnë atë të ndjejë më tepër fanellën bardheblu. Qehaja ka dhënë kontributin e tij të çmuar në sezonin 2022-2023 në ekipin e parë të Tiranës gjatë paraqitjeve në ndeshjet e Kupës së Republikës si dhe është shpallur kampion me grupmoshën U19! Lojtari ka fituar besimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik duke nënshkruar për katër sezonet e ardhshme me klubin. Një makineri talentesh, Akademia vijon të furnizojë radhët e skuadrës së parë dhe të prodhojë lojtarë cilësorë për futbollin shqiptar”, njofton klubi bardheblu.

Sa i takon merkatos dhe rikthimeve, Bardheblutë janë në negociata edhe për rikthimin e ish-kapitenëve Batha dhe Hoxhallari.

1 Komente

  1. K
    Keti

    Lojtar patatinash, as se kan bler ja kan dhen falas, mer nje rrog kamarjeri.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje