Trajneri i Kombëtares së Boksit: Kundërshtari i Markut ishte i dobët, ku e keni konkurencën?

26 Gusht 2022, 12:20Sport TEMA

Trajneri i Kombëtares së Boksit: Kundërshtari i Markut ishte i

Zef Gjoni, trajner i Kombëtares së Boksit u shpreh për Euronews Albania se nuk ka marrë asnjë ftesë për ndeshjen e djeshme të Florian Markut.

“Nuk na kanë bërë ftesë, as Federatës, as mua si trajner, as boksierëve shqiptarë, që sot janë boksierë me medalje evropiane dhe botërore”, u shpreh Gjoni.

Ai nënvizoi se kundërshtari i Markut dje ishte i dobët dhe nuk e kuptoi arsyen e ndeshjes.

“Boksieri meksikan në renditjen e tij është i 30 në Meksikë dhe në botë është i 260, ku është kjo konkurrencë për çfarë titulli. Kundërshtari është i dobët?”, u shpreh ai.

Florian Marku mposhti kundërshtarin e tij meksikan Miguel Parra Ramirez, në ndeshjen e mbrëmshme në “Air Albania” duke realizuar kështu ëndrrën e tij.

Kampioni shqiptar ia doli të mundë me pikë, pas 10 raundesh boksierin meksika dhe tW fitonte titullin “WBC silver”.

Florian Marku grumbulloi 95 pikë, kundrejt 92 pikëve të Miguel Perras dhe dhuroi emocione për mijëra tifozët qe ndoqën ndeshjen.

Boksieri shqiptar në karrierën e tij ka arritur 12 fitore, nga të cilat 7 me “knock out” dhe vetëm një barazim.

7 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    E pashë ndeshjen në stadium, publiku mbështeti dhe e orientoj se cila nga taktikat e kalonte në fitues.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po

      Vetem boks nuk ishte, por nje teater. Marku eshte kot fare, nuk eshte boksier po ngjan si dikush qe ben sherr me grushta ne rruge. Me nje profesionist nuk ka shanc.

      Përgjigjjuni
      1. 2
        2 Prilli

        Ky tranjeri madh,kokrra e kriminelit,ku simbas deshmitarve te dy prillit,eshte vrasesi i Arben Brocit,kerkon dhe llogari,po harron se ata qe e futen ne loje,kan shku per lesh,e bashke me ta po shkon dhe kryetari i tyre,po dhe ky.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bardha

          Dolen specialiste e shpellave e ky krimineli qe vrave Arben Brocin prapa shpine,Arbeni i shkrete nuk la kend gjalle nje vlla qe e kishte lavdronte shpellakun qe i vrave vllan,nana nuk kishte kohe se shkonte ne grevat e tucit dhe lokes

          Përgjigjjuni
          1. R
            Reni

            Or Zef,duke u plak duke lajthit.Kush jane keta boksier Shqiptar Kampione Bote dhe Europe,se une nuk di njeri.Mos u bej kaq Negativ ne shpirt,or plak Matuf.Meksikani munt te jete i 30 ne Mekske,por i beri te jete i pari ne Europe,or plaku Zef.Boksi ne Meksike,ze nga vendet e para ne Bote,kane Kampione apsolute ne pesha te lehta dhe te renda.Si flet ne kete gjuhe,per Mua Meksikani ishte Shume i forte,ndonjehere me dukej me i forte se vete Marku.Per ta perfunduar,or njeri me zemer te keqe,nuk e zgjodhi Marku Meksikanin,ka rregulla ne zgjedhje,dhe i bejne ato qe merren me keto pune,dhe jo Bashkia e Shkodres,or Loqe plak.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sokratz

              Bravo Marku! Na nderove Shqiperine! Meksikani ishte i forte dhe pothuaj i barabarte me Markun! Per kete peshe dhe kete nivel ndeshja ishte teper luftarake dhe terheqese. Shikojeni ne You tube dhe besoj se do t'ju terheqi. Edhe komentatori anglez e vlereson ndeshjen si teper luftarake. O njerez me shpirt te vogel, mos hidhni balte mbi bashkekombasin tuaj qe na respektoi, vleresoi dhe na nderoi.

              Përgjigjjuni
              1. f
                fati

                Bravo Marku, na nderove vendin, poshte shpifesit dhe ndyresirat qe perpiqen te injorojne e fyejne vendin e tyre.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje