Tre golat ndaj Aston Vilës tërheqin vëmëndjen, Ernest Muçin e kërkojnë në Premier Ligë

8 Dhjetor 2023, 17:01Sport TEMA
Tre golat ndaj Aston Vilës tërheqin vëmëndjen, Ernest

Ernest Muçi pritet të jetë qendra e vëmendjes në merkato sa i përket kampionatit polak.

Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer këtë sezon me Legian e Varshavës, ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 2 asiste në të gjitha kompeticionet.

Ish-lojtari i Tiranës tërhoqi një vëmendje të gjerë me tre golat që i shënoi Aston Vilës në Ligën e Konferencës.

Golat e tij nuk kaluan pa u vënë re, teksa menjëherë ka ardhur interesimi nga Premier Liga. Mediat polake, por edhe në “Transfermarkt”, përflitet për një interesim të Fulhamit.

Këta të fundit luajnë në elitën e futbollit anglez, ku mbajnë vendin e 12, me 18 pikë të grumbulluara. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ofertë zyrtare në janar, apo gjithçka do të mbetet në fazën e interesimit. Kartoni i Ernest Muçit aktualisht vlërësohet 5 milionë euro, por Legia e Varshavës synon të përfitojë edhe më tepër se kaq.

1 Komente

  1. t
    tetovari2

    Mirë bën që mos të lëviz edhe një sezon.Nëse vazhdon të mbajë këtë nivel loje e rit çmimin dy tre fish!

    Lini një Përgjigje