UEFA ka zyrtarizuar “Arenën Kombëtare” ndaj Serbisë, por në FSHF përflitet zhvendosja e Kombëtares te…

12 Prill 2025, 09:16Sport TEMA
UEFA ka zyrtarizuar “Arenën Kombëtare” ndaj Serbisë,

Shqipëria do të përballet me Serbinë në 7 qershor në orën 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K në kualifikueset e Botërorit 2026-të.

UEFA ka zyrtarizuar stadiumin “Arena Kombëtare” për këtë duel që pritet të jetë shumë i luftuar.

Gazetari i “Panorama Sport”, Kristi Sejtallari përmes një postimi në profilin e tij në “X” shkruan se: “Në korridoret e FSHF-së flitet se ekziston mundësia që ndeshja Shqipëri-Serbi, për arsye sigurie, të spostohet për tu luajtur në Elbasan Arena.”

Pritet të shohim në vijim se çfarë do të ndodhë, nëse dueli do të spostohet në Elbasan ose do të luhet në kryeqytet.

Rikujtojmë që Kombëtarja kuqezi e drejtuar nga Silvinjo ndodhet në vendin e dytë me 3 pikë, pasi u mposht në ndeshjen e parë nga Anglia në Uembli dhe fitoi në “Arena Kombëtare” kundër Andorrës.

1 Komente

  1. p
    pjeter

    Filluan misionin serbet e zagaret e tyre ne Shqiperi! Ne asnje menyre ne Elbasan. Ndeshja duhet pa diskutim te luhet ne Tirane,dhe pallavrat e serbeve dhe zagareve te tyre,ja u dergoni mbrapsh.Shqiptaret nuk duhet te japin me prova qe nuk jane Serbe dhe nuk bien pre e provokimeve te tyre,thjesht nuk jemi shtaza meshjetare si ata. Kemi gjithe jeten qe i japim prova qe nuk jemi si serbet,tani boll,ndeshja te luhet ne Tirane e pike!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje