
Victor Osimhen është një nga lojtarët më të kërkuar nga disa klube. Sulmuesi i Napoit për shkak të formës së jashtëzakonshme që po kalon në Serie A nuk u ka shpëtuar “lupës” së interesimeve.
Në një intervistë për “Correre della Sera” ka folur për të ardhmen e tij, ndërsa sic cdo futbollist ka theksuar se ëndërra e tij është të luaj në Premier League.
“Mendoj se të luash në Angli dhe në Premier League është ambicja e çdo futbollisti. Kush e di… ndoshta një ditë. Mendoj se edhe unë një ditë do të luaj aty.
Në këtë moment, ju siguroj se nuk e shkoj aspak ndërmend idenë e transferimit. Do të më shpërqendronte dhe do të hidhja dëm një sezon të jashtëzakonshëm. Vetëm Napoli. Kaq!”, ka deklaruar nigeriani.
Kujtojmë se Manchester United është në kërkim të një sulmuesi goli dhe “Djajtë” janë të gatshëm të shpenzojnë plot 100 milionë euro.
Lini një Përgjigje