ZYRTARE: Vendoset stadiumi ku do luhet derbi Partizani-Tirana

2 Mars 2023, 12:20Sport TEMA

ZYRTARE: Vendoset stadiumi ku do luhet derbi Partizani-Tirana

Derbi Partizani – Tirana do të luhet në “Air Albania”. Edhe pse ka pasur shumë aludime për këtë supersfidë të javës së 24-të të Superiores, drejtuesit e të kuqve kanë vendosur që takimi të zhvillohet në impiantin modern.

Pas propozimeve të Federatës Shqiptare të Futbollit është arritur konsensusi që 16 herë kampionët e vendit të përballen me kampionët në stadiumin me kapacitet prej 23 mijë vendesh.

Duket se drejtuesit e “demave” janë dorëzuar, pasi kërkonin që derbi të luhej në stadiumin e tyre të ri, por Federata dhe Tirana kërkonin “Air Albania”-n, në mënyrë që të kishte një pjesëmarrje më të madhe të tifozëve.

Kësisoj përfundimisht derbi Partizani – Tirana do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00, të hënën e datës 6 mars.

1 Komente

  1. P
    Partizoni

    Dhe shume mire ka bere Demi se ka hallin e lekeve prandaj e shkatarroje PARTIZONIN ! Se me kete gjendje qe eshte Partizoni tifozet e tije nuk do te shkojne ,do te shkojne vetem tifozet e tirones ,fiton tirona dhe siguron kampionatin ,Demi mer leket Partizoni me tifozet ngofen ne diell se jemi kthyer ne si tek filmi SI NGAHERA !!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje