Ish-futbollisti bën rrëfimin tronditës: Kam vrarë një mafioz dhe ia kam hedhur trupin në liqen

2 Mars 2023, 10:32Sport TEMA

Ish-futbollisti bën rrëfimin tronditës: Kam vrarë një

Lajmi i tmerrshëm, në të cilin futbolli kryqëzohet me krimin vjen nga Zvicra, ku u zbulua vrasja e rëndë e kryer nga një ish-futbollist. Është gazeta “Tribune de Genève” ajo që tregon historinë, duke mos lënë mënjanë detajet më të tmerrshme. Identiteti i autorit të krimit mbahet sekret, por disa elementë ndihmojnë për të identifikuar se kush është.

Faktet datojnë në 16 qershor 2018, gati pesë vite më parë. Ish-futbollisti i përfshirë në trafikun e drogës duhej të merrte një dërgesë droge në Spanjë, por në atë operacion përfundoi duke sulmuar dhe vrarë një figurë të krimit të organizuar në Lion për një histori borxhesh të papaguara.

Ish-futbollisti ka rrëfyer gjithçka para hetuesve, duke shpjeguar se ka qenë “nën ndikimin e drogës” dhe se ka vepruar gjatë një sherri në bodrumin e prindërve të tij pranë Lionit. Më parë dyshohet se bleu një shkop bejsbolli, i cili më vonë u bë arma e vrasjes.

Pas vrasjes së burrit të listuar si mafioz 44-vjeçar, autori pranoi gjatë marrjes në pyetje se e kishte çuar trupin e tij në Lancy, ku po qëndronte. Pasi nuk arriti ta varroste, dyshohet se e la në bagazhin e makinës së tij për disa ditë, të mbështjellë në një thes.

Më pas shkoi në Villeneuve, në Kantonin Vaud, dhe e transportoi trupin në një gomone, duke vozitur për të paktën dy orë në liqenin e Gjenevës, përpara se ta hidhte në ujë, për ta zhdukur përgjithmonë.

Brigada detare e Gjenevës deri më tani nuk ka gjetur trupa në liqen, por hetuesit kanë arritur të gjejnë konfirmimin e historisë së vrasësit, duke identifikuar gjurmët e blerjes së një kanoe me fryrje dhe vozitjen e saj në Liqenin e Gjenevës ditën e vrasjes.

U gjet edhe një lopatë. Pavarësisht mungesës së një trupi, vrasësi i dyshuar do të gjykohet nga 9 deri më 12 maj 2023 në Gjykatën e Assizes të Lionit, duke i konsideruar provat e mbledhura më se të mjaftueshme.

Sa i përket identitetit të vrasësit, ai është një ish-mesfushor mbrojtës, i cili ka luajtur ndër të tjera për Lancy FC dhe FC Aigle, pasi debutoi në divizionin e dytë francez. Me pak fjalë, një emër i njohur, i cili duhet të identifikohet me afrimin e gjyqit.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "Pasi nuk arriti ta varroste, dyshohet se e la në bagazhin e makinës së tij për disa ditë, të mbështjellë në një thes." "duke identifikuar gjurmët e blerjes së një kanoe me fryrje dhe vozitjen e saj në Liqenin e Gjenevës ditën e vrasjes." tashti, ose e ka mbështjellë në thes të gjallë e do ta varroste po ashtu të gjallë,ose e ka vrarë pikërisht ditën e blerjes dhe vozitjes së gomones!! e vetmja gjë që nuk shkon janë "disa ditë"!! nuk e di a i përkëtheni rronxho bonxho o ata të zvicrës ja kanë futur pordhës! ps:nuk duhet të thoni "ish futbollisti",ashtu thjeshtë!ai është një kriminel ish futbollist,mua nuk ma merr mëndja që krimi i tij ka lidhje me të qënit futbollist!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje