VIDEO/ Shpenzoi shifra stratosferike për klubin, ja reagimet epike të pronarit të Çelsit pas barazimit me Fulhemin

4 Shkurt 2023, 16:03Sport TEMA

VIDEO/ Shpenzoi shifra stratosferike për klubin, ja reagimet epike të

Tifozët e Çelsit u zhgënjyen edhe një herë pas barazimit me Fulhemin, dhe një më të prekurit padyshim është pronari amerikan Tod Bohli i cili investoi një shumë rekord parash në klub në më pak se gjysmë viti.

Edhe pse londinezët hodhën në fushë blerjet më të bujshme, mes të cilëve edhe Enzo Fernandezit të mbërritur pak ditë më parë te blutë, nuk arritën të fitojnë.


Teksa ishte duke ndjekur sfidën në “Stamford Bridge”, Bohli ishte në fokusin e kamerës dhe shumë shpetj u bë viral në rrjetet sociale me reagimet e tij dhe në momente të caktuara telefoni e ndihmonte të harronte atë që po ndodhte në fushë.

“Kur investon 600 milionë paund për të barazuar 0:0 me Fulhemin në shtëpi”, shkruanin faqet e shumta të futbollit.

Edhe tifozët e Çelsit kanë thënë se kaosi në klub është edhe më i madh pas ardhjes së përforcimeve masive. “Ekipi është një rrëmujë absolute, nuk mund ta besoj se ata kanë shpenzuar aq shumë para dhe ende nuk mund të shënojnë “, “shpenzuan kaq shumë para dhe ende nuk kanë blerë një golashënues natyral që do të shënojë gola”, “Çelsi shpenzoi gjithë ato para dhe nuk mund ta shkatërrojë Fulhemin”, ishin komentet e tifozëve të pakënaqur.



1 Komente

  1. A
    Agim Anastasi

    Para ne duar te gabuara. Ky eshte fillimi, situata do te rendohet me shume akoma. U tregua arbitrar pronari amerikan tek largoi tranierin Gjerman. Habiti jo vetem lojtaret por dhe femijet e kopeshtit. Dikush duhej tja bente te ditur miliaderit, se tranieri nuk ishte e kaluara.

    Lini një Përgjigje