VIDEO-SKANDALI: Koret anti-shqiptare, momenti kur Egnatia u largua nga ndeshja dhe detyroi arbitrin të ndalojë thirrjet raciste

10 Korrik 2024, 23:40Sport TEMA
VIDEO-SKANDALI: Koret anti-shqiptare, momenti kur Egnatia u largua nga ndeshja

Boraci i Banjalukas dhe Egnatia u përballën të mërkurën në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Dhe tifozët e skuadrës vendëse janë dëgjuar duke bërë thirrje në kor “Kosova, Serbia”.

Thirrjet anti-Kosovë nisën në minutën e 66-të të ndeshjes të zhvilluar në Banjaluka, kryeqendrën e Republika Srpskas në Bosnjë-Hercegovinë.

Më pas stafi i kampiones së Shqipërisë vendosi ta tërhiqte skuadrën nga fusha. Pas diskutimeve mes gjyqtarit dhe kapitenëve të të dyja skuadrave ndeshja rinisi pas dhjetë minutash, ndërsa tribunat nuk u zbrazën.

Ka pasur edhe thirrje tjera kundër Kosovës, ndërsa në tribuna ka qenë edhe flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës.

Egnatia humbi 1:0 me gol të minutës së gjashtë të kohës shtesë.

Nga minuta e 58-të, ekipi shqiptar luajti pa Arbin Zejnullain që u përjashtua direkt me të kuq. Në fund u përjashtua edhe Edison Ndreca.

Serbët e Bosnjë-Hercegovinës vazhdimisht shprehin qëndrime anti-Kosovë dhe qëndrim anti-shqiptare.

Egnatia do ta kërkojë revanshin pas një jave. Paraqitja para huliganëve serbë në Banjallukë jep shpresë për sukses. (VIDEO)

5 Komente

  1. Y
    Y. H

    Bravo djema, pamvaresisht humbjes.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Y. H

      Bravo djema, pamvaresisht humbjes.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saranda

        Open Bytha- Ballkani i Hapur! Si ashtu, vellezerit e Rames e Berishes kesaj alence qelbesirash! Perse nuk e braktiset ndeshjen?

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tom

          Shqiperia nuk ka futboll....rrofshin emigrantet.

          Përgjigjjuni
          1. e
            e verteta

            Ju lumte per reagimin djema.Le ta marrin vesh kermat e Siberise qe shqiptaret nuk i perfaqsojne tradhtaret e kombit qe shesin edhe nenen e tyre per pushtet, por djem me krenari kombetare per paraardhesit e tyre.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje