Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Shehi debuton me humbje

27 Shkurt 2026, 21:15Sport TEMA
Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Shehi debuton me humbje

Vllaznia triumfoi 3-1 ndaj Tiranës, në klasiken e futbollit shqiptar. Dueli i javës së 26-të, nisi me një atmosferë elektrizuese në Shkodër, ku vendasit kishin një mbështetje të madhe.

Tirana kaloi e para në avantazh. Pas një aksioni të shpejtë, Xhixha zhbllokoi takimin në minutën e 26-të, duke bërë që të pllakosë heshtja në “Loro Boriçi”.


Reagimi i Vllaznisë ishte i menjëhershëm. Vetëm 6 minuta më vonë, Bismark riktheu baraspeshën, me rezultatin 1-1, që u mbyll edhe pjesa e parë.

Në startin e fraksionit të dytë, Vllaznia gjeti menjëherë avantazhin, pas një autogoli të Cortes.


Në minutën e 71-të, Bekim Balaj, vulosi takimin, duke shënuar me penallti për 3-1. Me këtë sukses, Vllaznia rikthehet te suksesi dhe mban vendin e parë me 51 pikë, ndërsa Tirana mban vendin e nëntë me 21 pikë të grumbulluara.

Në stolin e bardhebluve debutoi trajneri Orges Shehi, i cili e nis me humbje dhe e pret një punë e vështirë përpara.

 

 

1 Komente

  1. a
    astrit

    Tirana nuk ka lojtare te afte qe trajneri te shkoje ne shkoder per te mare tre pike. Mungese realizmi!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje