Nga Naim Doda, Firenze
Këto ditë gazetari, komentatori, staticieni e publiçisti sportiv kavajas, Fatmir Efica-Qytetar Nderi, erdhi pranë lexuesve kavajas, por jo vetëm, me një tjetër libër, që i shtohet vargut të një seri librash të tjerë të autorit, njëri më i bukur se tjetri...
Thojnë se "Librat janë si rezerva gruri që ushqejne shpirtin në çdo dimër" dhe se kur lexon një libër, humbet në botën e tij...
Me Fatmirin njihem që prej afro tre vjetësh. Ishte koha e "mortajes së shekullit"qe si një uragan u perplas mbi botën e "lodhur".
Por kjo nuk na pengoj që me të të punonim mbas tastierës për të perfundur librin "EGNATIA NDERI I RROGOZHINËS ".
Libër të cilin dhe e sponsorizova me një grup emigrantësh rrogozhinas në Toscana të Italisë dhe jo vetëm.
Por këtë radhë autori vjen me vëllimin e parë të librit "Yjet e futbollit Kavajas ",i cili do të pasohet së shpejti dhe me dy volume të tjera, për ti pasur gati në prag të 100-vjetorit të themelimit të "SK Besës "së Kavajës.
E ku ka më bukur se në këtë pervjetor, një plejade e tërë brezash, të parakalojne krenar para viteve e dekadave të tëra, por dhe para brezave të së ardhmes;niperve e mbesave të tyre.
Ata flasin vetëm në fushën e blerte, ja ashtu, të heshtur, por të vetedijshem, krenar dhe të lumtur për mundin, sakrificat e panumerta që dhanë në fushë, duke dhuruarspektakel me sferen magjike.
Ata na dhuruan një thesar të madh në jetën tonë shpirtërore, prandaj dhe ne perulemi me respekt para tyre.
Respekti për këto breza, gjen padyshim materializem në këtë libër. Padyshim që në duart e lexuesve do të jetë si një dritare komunikimi, por dhe një kujtesë mbi tërë ato kontribute madheshtore të derdhura pareshtur që nga themelimi i klubit të Besës e deri në ditët tona.
Vlen të theksohet se ky volum pari në fillim një tirazh prej 200 kopjesh, që ju dhurua qytetareve kavajas.Por kjo nuk mjaftoj...
Kerkesat ishin aq të shumta sa që u bë e mundur të riboteheshin dhe 100 kopje të tjera.
Tani le të presim dy volumet e tjera, emocionet që ato do të percjellin tek kexuesi.
Lini një Përgjigje