Botërori “Katar 2022” ka ngritur më në fund siparin dje me ceremoninë hapëse e më pas me ndeshjen e parë Katar-Ekuador, që përfundoi me fitoren 0-2 të miqve.
Një event madhështor i ndjekur nga qindra-milionë njerëz nga e gjithë bota, ndërsa ndeshjet pritet të ofrojnë spektakël dhe emocione unike.
I ftuar në ceremoninë hapëse ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në një intervistë për RTSH ka rrëfyer edhe përjetimet e tij nga ky event madhështor.
“Atmosfera në fakt në Katar është shumë e bukur, edhe ceremonia hapëse e Botërorit ishte shumë e bukur gjithashtu. Edhe eventi i zhvilluar një ditë para nisjes Fan Festival ishte diçka fantastike, me pjesëmarrjen e shumë tifozëve nga të gjitha vendet.
Realizimi i ceremonisë së hapjes ishte perfekt, ndërsa ndeshja e parë u duk sikur nuk ishte në nivelin e duhur të Botërorit dhe shpresoj që ndeshjet e ardhshme të jenë akoma dhe më të bukura.
Përveç se isha i ftuar në ceremoninë hapëse të Botërorit, ishim të ftuar edhe në samitin e FIFA-s, ku merrnin pjesë të gjithë përfaqësuesit e vendeve anëtare të FIFA-s, që u organizua pikërisht këtu në Katar.
Do të shohim edhe një ndeshje dy ndeshje të tjera sot e nesër dhe më pas do të rikthehemi mbase në finalen e madhe”, tha ai.
gjakdhjeri dukaj ka shkuar ke gjakdhjeret e rraces vet ....