Cristiano Ronaldo: Mos i pyesni më lojtarët për mua, por për Kupën e Botës

21 Nëntor 2022, 14:42Sport TEMA

Cristiano Ronaldo: Mos i pyesni më lojtarët për mua, por për

Cristiano Ronaldo nuk është penduar për intervistën e tij ‘bombë’ ndaj Manchester United dhe deklaroi se është “i papërshkueshëm nga plumbat”. Gjatë një dalje për mediat nga Katari, Ronaldo u shpreh se ndihet shumë mirë dhe është plotësisht i rikuperuar nga dëmtimi i fundit.

"Atmosfera është e shkëlqyer, pa probleme, ne jemi plotësisht të fokusuar. Unë jam plotësisht antiplumb dhe i veshur me hekur. Mos u merrni më me mua. Do të doja të mos pyesni lojtarët e tjerë për Cristiano Ronaldon por t’i pyesni për Kupën e Botës dhe ekipin, do të doja që ta bënit këtë”, tha Ronaldo.

Futbollisti hodhi poshtë sugjerimet për përçarje me shokun e skuadrës së Manchester United, Bruno Fernandes.

“Në këto faza finale të garës mendoj se ka gjithmonë momente të tilla polemikash. Ne thjesht po luanim - ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Avioni i tij ishte vonë dhe unë e pyeta: 'A ke ardhur me varkë?' Unë po bëja shaka. E njëjta gjë me [Joao] Cancelo. Ai ishte i trishtuar gjatë stërvitjes. I thashë, 'zgjohu, hajde!’” – tha Ronaldo.

Ronaldo tha gjithashtu se do të ishte "një ëndërr" nëse do të mund të fitonte Kupën e Botës. Kujtojmë se javën e kaluar, Ronaldo në një intervistë gazetarin Piers Morgan ka thënë “Ndihem i tradhtuar”, duke fajësuar drejtpërdrejtë trajnerin e tij, Ten Hag, ndonëse e pranonte që ky i fundit nuk është i vetmi që e do jashtë klubit.

 

Lini një Përgjigje