“U trondita nga deklaratat e Infantinos, më vjen turp që jam pjesë e Botërorit”

21 Nëntor 2022, 12:40Sport TEMA

“U trondita nga deklaratat e Infantinos, më vjen turp që jam

Drejtori teknik i Federatës Daneze të Futbollit, Peter Möller, kritikoi ashpër deklaratat e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë konferencës së tij për shtyp para Botërorit, në të cilën ai i cilësoi vendet perëndimore si “hipokrite”.

“Kur pashë se si foli Presidenti i FIFA-s, u trondita. Më erdhi turp që isha pjesë e këtij turneu. Fjalët e tij ishin të turpshme. Ky është njeriu që formon imazhin e futbollit dhe që duhet të tregojë se çfarë mund të bëjë futbolli”, tha Möller për “DPA”.

Në konferencën për shtyp të së shtunës, Infantino foli për gati një orë dhe mbrojti turneun dhe Katarin, një vend që është kritikuar ashpër për kushtet e të drejtave të njeriut, vdekjen e punëtorëve emigrantë në ndërtimin e stadiumeve dhe trajtimin e personave LGBTQ+.

Möller siguroi se FIFA nuk ka një interes serioz për një debat për kushtet në Katar dhe se pas përvojës së tij me këtë Botëror, ai është “i shqetësuar për të ardhmen e futbollit në përgjithësi”, pasi çdo herë e më shumë tifozët po largohen nga sporti.

Peter Möller nuk beson se zhvillimi i Kupës së Botës në Katar do të bëjë një ndryshim të qëndrueshëm në situatën e të drejtave të njeriut dhe të punës në vend: “A mendoni se Kupa e Botës i ka përmirësuar gjërat në Brazil? A mendoni se janë përmirësuar gjërat në Afrikën e Jugut? Le të shohim se çfarë ndodh në Katar, por nuk jam i bindur”.

3 Komente

  1. B
    Bardha

    Ky cari ka shkuare per te ndyshuare gjerat,por ky ashte hipokriti mai madh.Infation ja ka plasur ne turinje ketyre hipokritve.Futbollin keta maskarenje e kane kthyer ne politike

    1. s
      sabrima_ehhhh

      shko re pirdhu bq danez pedofil

      1. a
        alphazeta

        Ka shumë urrejtje dhe helm për këtë botëror. Sidomos nga disa qarqe. Flitet për mijëra punëtorë të vdekur gjatë punimeve për ngritjen e stadiumeve?! Kush i ka numëruar?! Apo sepse kështu shkruajti një gazetë bulevardeske britanike?! Asnjë fakt, asnjë provë. Flasin dhe shkruajnë për shkeljen e të drejtave të njeriut?! Po pse vetëm në Katar u shkelkan të drejtat e njeriut?! Po në Arabinë Saudite dhe vende të tjera të botës?! Por ajo që këto qarqe nuk durojnë dot fare, si ky danezi, është moslejimi i nxitjes së homoseksualizmit! Sulmuan po ashtu edhe aktorin e famshëm amerikan Morgan Freeman se mori pjesë në ceremoninë e hapjes së kampionatit botëror të futbollit! Shumë mirë bëri Freeman. Dhe e ka thënë bukur: Nuk mund të pranohet vetëm një mënyrë të menduari. Dikush përpiqet të imponojë me zor mënyrën e tij të jetesës. Tani psh disa skuadra europiane kanë vendosur të mbajnë një shirit në krah me simbolet e sektit LGBTQ ! Në rast se i lejon FIFA. Kur dihet se në Katar është e ndaluar nxitja e pederastisë dhe sodomizmit. Atëhere çfarë kërkojnë këto qarqe?! Pse duan të imponojnë mënyrën e tyre të jetesës?! Pse nuk respektojnë ligjet e vendit pritës dhe organizator?! Për këtë shkak kanë filluar ta shajnë Katarin tani me nënë e babë! Madje kanë bêrë thirrje për ta bojkotuar politikisht kampionatin! Ose bëni si duam ne, ose ju piu e zeza. Ky është mesazhi. Personalisht kampionatin do ta ndjek me shumë qef. Le të hidhen përpjetë avokatët e LGBTQ-ve.

        Lini një Përgjigje