Një gol shërbeu për tre rekorde, Ener Valencia hyri sot në historinë e Botërorëve

20 Nëntor 2022, 20:14Sport TEMA

Një gol shërbeu për tre rekorde, Ener Valencia hyri sot në

Ener Valencia ishte personazhi kryesor i fitores 2-0 të Ekuadorit ndaj Katarit në Kupën e Botës që nisi sot pikërisht në vendin e Lindjes së Mesme. Dy golat e shënuar nga sulmuesi, shtuan edhe më shumë famën e kapitenit të Ekuadorit, i cili është një idhull në vendin e tij të cilin e përfaqëson që nga viti 2012.

Sot, goli i tij i parë i ndeshjes hyri edhe në historinë e Botërorëve për tre arsye të ndryshme. E para ishte sepse në fakt penalltia nga e cila erdhi goli, rezulton të jetë e para që akordohet në favor të Ekuadorit në historinë e Botërorëve. Përveç kësaj, kjo ishte hera e parë që goli i parë i një Botërorit vinte me një gjuajtje nga pika e bardhë.

Ndërkohë, Ener Valencia bëhet futbollisti më i vjetër në moshë që shënon golin e parë të një aktiviteti të tillë. Në moshën 33 vjeç e 16 ditë, ai theu rekordin që mbahej nga Alesandro Altobeli i cili në moshën 30 vjeç e 184 ditë shënoi ndaj Bullgarisë në Botërorin e vitit 1986.

Valencia u bë njëkohësisht lojtari i dytë që arrinte të shënonte një dygolësh në ndeshjen e hapjes së Botërorit, gjë që e kishte realizuar vetëm Anxhelo Skiavio në edicionin e vitit 1934 (Itali-SHBA 7-1). Sulmuesi i Ekuadorit tashmë rezulton se ka shënuar 5 golat e fundit radhazi për përfaqësuesen e tij në fazën finale të Botërorit, i kaluar vetëm nga Euzebio, Oleg Salenko dhe Paolo Rosi të cilët kanë shënuar 6 radhazi.

Lini një Përgjigje