VIDEO/ "O ju njerëz": Ajeti kuranor me të cilin u hap Kupa e Botës

20 Nëntor 2022, 16:48Sport TEMA

VIDEO/ "O ju njerëz": Ajeti kuranor me të cilin u hap Kupa e

Kupa e Botës filloi me një spektakël të vërtetë që ngërtheu në vete recitime nga libri i shenjtë i myslimanëve, Kur'ani.

Kupa e Botës këtë vit po mbahet në një vend mysliman arab.

Një vend që nuk iu nënshtrua udhëzimeve specifike ndërkombëtare për të pritur këtë turne madhështor, por sipas gazetës angleze Daily Star, Katari, si mikpritës i këtij turneu, iu përmbajt të gjitha ligjeve të sheriatit dhe islamit gjatë Kupës së Botës.

Ashtu edhe siç ishte raportuar paraprakisht nga mediet lokale të Katarit, në ceremoninë hapëse u recituan vargje nga Kurani i Shenjtë.

Katari shfrytëzoi këtë ceremoni për të ndërruar imazhin e botës arabe dhe islamike.

E ajeti kuranor që u recitua, i përkthyer në shqip në ceremoninë e para pak minutave, është ky:

"O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë".

3 Komente

  1. A
    Asllani

    Me budalliqe se kaq nuk ben vaki. Fete jane turpi njerezimit.

    1. K
      Klimax

      Më në fund edhe myslimanët shqipfolës do të flenë të qetë. Katari i dha dinjitetin botës arabe dhe asaj islame!!!!

      1. O
        On

        Komentues te mesiperm! ZOTI u mbajte gojen mbyllur kur nuk keni per te thene gje dhe kur flisni fjale te pa matura.

        Lini një Përgjigje