Yjet e Partizanit që nderuan Superioren dhe shkëlqyen në Kombëtare

20 Nëntor 2022, 13:47Sport TEMA

Yjet e Partizanit që nderuan Superioren dhe shkëlqyen në

Një nga kritikat që i është bërë më së shumti trajnerit Edi Reja, FSHF-së dhe trajnerëve të mëparshëm, ka qenë mos besimi dhe mos grumbullimi i elemetëve cilësorë nga kampionati shqiptar.

Mbrëmja e djeshme e vërtetoi mësë miri se kritikat kanë qenë të drejta dhe se Superiorja ka futbollistë me mjaft cilësi dhe që e meritojnë të mbajnë veshur fanellën kuqezi.

Për herë të parë mbrëmjen e djeshme, Superiorja pati në Kombëtare katër yjet e saj, që vinin nga skuadra që kryeson kampionatin, Partizani.

Eneo Bitri, Tedi Cari, Andi Hadroj, dhe qershia mbi tortë Xhuliano Skuka, ishin katër “demat e kuq” që nderuan jo vetëm Partizanin por gjithë kampionatin shqiptar, të cilët me aktivizimin dhe paraqitjen e tyre dinjitoze, vërtetuan që e meritonin ftesën dhe të kishin minuta për të treguar vlerat e tyre në fushën e blertë.

Ylli i mbrëmjes ishte padyshim bomberi Xhuliano Skuka, i cili atë që nuk bëri dot me Italinë, arriti që ta bëjë me Armeninë, ku shënoj golin e parë të Shqipërisë që i hapi rrugë drejt fitores.

Paraqitje dinjitoze dhe mjaft të mirë zhvilluan edhe Andi Hadroj në krahun e mbrojtjes duke qenë një ndër më të mirët në repartin difensiv.

Mbrëmje që do mbahet mend gjatë edhe për Tedi Carën që hyri si zëvëndësues e tregoi menjëherë vlerat e tij, duke fituar një 11-metërsh pas një kombinimi perfekt me Skukën. Gjithashtu, talenti kavajas shënoi edhe një gol, por që u anulua për shkak se ndodhej në pozicion jashtë loje.

Një performancë e mirë edhe për qëndërmbrojtësin Eno Bitri, i cili në minutat që u aktivizua tregoi garanci të lartë në mbrojtje.

Katër lojtarët e Partizanit mbrëmjen e djeshme ishin jo vetëm krenaria e klubit të kuq, por e gjithë kampionatit shqiptar. (TemA)

Lini një Përgjigje