Futbollistët e Partizanit shkëlqyen me Kombëtaren, ish-i i kuq Ylber Ramadani: Kënaqësi e madhe ti shihja

19 Nëntor 2022, 21:45Sport TEMA

Futbollistët e Partizanit shkëlqyen me Kombëtaren, ish-i i kuq

Miqësorja e kombëtares kundër Armenisë ka qenë speciale për Partizanin dhe tifozët e saj, pasi shumë futbollistë të kësaj skuadre ishin në fushë.

Nga minuta e parë luajtën Hadroi dhe Skuka, ndërsa në vijim u aktivizuan Bitri dhe Tedi Cara. Mirëpo kësaj kolonie i shtohet edhe mesfushori Ylber Ramadani, i cili në të kalurën ka qenë pjesë e të kuqve, ndërsa aktualisht luan te Aberdeen në Skoci.

“Disa ndeshje i kemi bërë shumë të mira, ndërsa disa të tjera jemi ndëshkuar nga gabimet tona, por duhet të vazhdojmë para. 4 futbollistë të Partizanit në fushë bashkë me ju? Shumë kënaqësi për mua sepse u ndjeva mirë kur shënonin dhe loznin mirë,”-u shpreh Ylber Ramadani, futbollist i kombëtares.

Përveç Skukës, pjesë e Partizanit, i cili realizoi golin e parë kundër Armënisë, edhe Cara, një tjetër futbollist i kuq, ishte vendimtar në golin e dytë duke fituar penallti që u realizua nga Kristjan Asllani.

Lini një Përgjigje