Katar 2022, organizatori italian i ceremonisë hapëse: Do të habiteni

19 Nëntor 2022, 18:40Sport TEMA

Katar 2022, organizatori italian i ceremonisë hapëse: Do të

Në Botërorin Katar 2022 nuk do të mungojë Italia. Arbitri i takimit të parë do të jetë Orsato ndërsa ceremonia hapëse në stadiumin “Al Bayt” do të mbajë firmën e Marco Balich.

Pikë takimi - “Nuk mund të prish surprizën duke zbuluar gjithçka tani, por në ceremoni do të ketë përgjigje për të gjitha temat që janë prekur deri më tani. Këtu nuk bëhet fjalë që t’I bëjmë qejfin perëndimit por që Azia dhe bota perëndimore të ketë një pikë takimi. Credo che avrete le risposte a tutte le critiche e ai problemi che sono stati sollevati", tha Balich në një intervistë për “Associated Press”.

Direktivat -  “Mesazhi dhe përmbajtja e spektaklit janë kuruar personalisht nga lideri i vendit”, tha italiani duke iu referuar emirit Tamim bin Hamad Al Thani. “Duan të flasin për shumëllojshmërinë kulturore, duke pranuar të ndryshmen si koncept dhe duke kthyer vendin e tyre si një vend paqeje”, tha drejtori i spektaklit të Katar 2022. 

Lini një Përgjigje