Shqipëria e ka mbyllur na avantazh pjesën e parë të miqësores që po luan kundër Armenisë në “Air Albania”.
Golin e parë për kuqezinjtë e shënoi ylli i skuadrës së Partizanit, Xhuliano Skuka.
Një gol mjaft i bukur i bomberit shqiptar, i cili në minutën e 28-të e dërgoi topin në rrjetë dhe shënon golin e parë me fanellën kuqezi.
Një Asllani në versionin Pirlo, shërben një pasim perfekt për Çokajn, i cili ul mirë për Skukën dhe sulmuesi i Partizanit e dërgon në rrjetë.
Një përformancë mjaft e mirë për sulmuesin e kuq, i cili iu afrua golit dhe në ndeshjen kundër Italisë.
Merite e Asllanit