“Daily Mail” ka mësuar se njëra prej partnereve të FIFA-s, ka lajmëruar organin në fjalë për një anomali të evidentuar në ndeshjet miqësore të Katarit.
Integritet i ulët – Sipas një agjensie që merret me itegritetin e ndeshjeve ose thënë ndryshe me ndershmërinë e takimeve të futbollit ka parë një “detaj” aspak rastësor në ndeshjet miqësore të zhvilluara nga Katari. Ekipi i drejtuar nga spanjolli Félix Sánchez Bas fiton një numër të pazakontë njëmbëdhjetëmetërshash.
Vetëm në miqësoret e 2022-it, Katari ka zhvilluar 7 takime ku numëron 3 fitore, po aq barazime dhe një humbe. Një e dhënë e pazakontë e këtyre takimeve është numri i penalltive të fituara nga Katari. Kombëtarja në fjalë ka goditur plot 4 herë nga pika e bardhë. Gjithçka nis me ndeshjen me Bullgarinë ku Katari fitoi 2-1 dhe në minutën e 27’ kaloi e para në avantazh falë penalltisë të Akram Afif. Në miqësoren kundër Guatemalës, Katari fitoi 2-0 falë dy penalltive të shndërruara në gol prej Hasan Al-Haydos (37’,39’). E fundit dhe më e njohura është penalltia e Almoez Ali (36’). Ky i fundit ishte autori i golit të vetëm të Katarit në miqësoren e Marbejës përballë Shqipërisë.
Dyer të mbyllura – Agjensia që ka sinjalizuar FIFA-n për këto anomali në të dhënat e Katarit tregon se asgjë nuk është rastësore. Sipas agjensisë diçka nuk shkon pasi vetë Katari këtë vit ka luajtur shumë miqësore me dyer të mbyllura. Në 7 ndeshje plot 5 janë zhvilluar pa praninë e kamerave. Një tjetër detaj ky që alarmon FIFA-n vetëm një ditë para fillimit të Botërorit.
Ky Kampionat boteror u perdhos qe ne momentin kur nje shtet pa tradite ne futboll, mori persiper te organizoje Kampionatin me te rendesishem te sportit me popullor ne planetin tone. Mbajeni mend, kur Katari te kaloje fazen e grupeve me arbitra te paguar per te dhene penallti te paqena. Shqiperise ju mohua nje gol dhe nje penallti e paster, nderkohe qe Katarit ju dha nje penallti e paqene.
Ik more debil .penallti sade ishte .