Katar 2022, Scholz nuk e përjashton një vizitë në Katar nëse Gjermania luan në finale

19 Nëntor 2022, 13:06Sport TEMA

Katar 2022, Scholz nuk e përjashton një vizitë në Katar

Kancelari gjerman Olaf Scholz as nuk e ka konfirmuar dhe as nuk e ka përjashtuar një udhëtim në Katar nëse kombëtarja gjermane e futbollit arrin në finalet e Kupës së Botës, tha dje në Berlin zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit.

“Kjo do të shikohet me kujdes”, tha Hebestreit.

Kupa e Botës, e diskutueshme për shkak të situatës së të drejtave të njeriut në Katar, fillon të dielën, ndërsa ndeshja finale do të zhvillohet më 18 dhjetor.

Hebestreit tha se kancelari fillimisht do të shikonte ndeshjet e ekipit gjerman në televizion “nëse programi i tij e lejonte”.

Në të gjitha rastet, përveç dy të tillave, kancelarët kanë qenë të pranishëm sa herë që Gjermania ka luajtur në finale.

Lini një Përgjigje