Goditje e rëndë për Spanjën… në kuzhinë

19 Nëntor 2022, 10:42Sport TEMA

Goditje e rëndë për Spanjën… në kuzhinë

Që ky i Katarit është një Botëror anormal e dinë të gjithë. Vendi, polemikat, çmimet, vapa, oraret. Është gjithçka e çuditshme. 

Por për Spanjën ka një problem më shumë: la Roja duhet të bëjë pa një element thelbësor të saj, një pjesë që nuk ka munguar në të gjithë Botërorët e luajtur nga Spanja: proshuta e derrit.

Në Katar nuk do të lejohet asnjë produkt derri, kështu që spanjollët nuk mund të marrin me vete “jamon”-in.

Në listën e produkteve të ndaluara janë edhe substancat narkotike, armët, municionet, substancat radioaktive, produktet e falsifikuara, objekte që mund të jenë ofenduese për fetë e tjera, imazhe të dhunës ekstreme, pornografi dhe pije alkoolike.

Lini një Përgjigje