Shqiptari që vuri gruan bast, për fitoren e Argjentinës

18 Nëntor 2022, 20:26Sport TEMA

Shqiptari që vuri gruan bast, për fitoren e Argjentinës

Shkrimtari argjentinas Luciano Wernicke ka publikuar së fundmi një libër, ku ka përmbledhur disa histori të çuditshme dhe të pazakonta që lidhen me Kampionatet Botërore ndër vite.

Në prag të nisjes së Kupës së Botës Katar 2022 ai ka nxjerrë librin me titull “Tregime të pabesueshme të Kupës së Botës”, i botuar në 20 gjuhë.

Mes këtyre historive tepër interesantë është protagonist edhe një shqiptar. Në vitin e largët 1994, shkruan ai “një shqiptar hyri në një dyqan bastesh dhe vuri bast gruan e tij në një fitore të Argjentinës kundër Bullgarisë. Shqiptari humbi bastin, pasi Argjentina u mposht me rezultatin 2 me 0, si rrjedhojë ai humbi edhe gruan”.

Wernicke e shikon mbulimin e ngjarjes më të rëndësishme sportive në botë nga “perspektiva të ndryshme”, tha ai në një intervistë për Reuters, pasi “edhe historitë më të vogla përshkruajnë disi se çfarë është pasioni për futbollin”.

“Një burrë u hodh në një lumë plot me krokodilë për të marrë biletat për Kupën e Botës 2010. Ndërkohë një lojtar i Uruguait u kthye në fushë menjëherë pasi pësoi një atak në zemër dhe një çift rus u ndanë pasi debatuan se kush ishte lojtari më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo” janë disa nga historitë që përshkruhen në libër.

Me një kapitull të ri të shtuar për çdo Kupë Botërore, ky është botimi i tretë i librit nga Wernicke dhe ai tashmë po mbledh ide të çuditshme për turneun e ardhshëm të Katarit, i pari që do të mbahet në një vend të Lindjes së Mesme.

“Ka shumë gjëra interesante, duke filluar me të gjitha këto pretendime për bojkot dhe çështjet e të drejtave të njeriut,” tha Wernicke.

Kapitulli tjetër i Wernicke mund të frymëzohet nga lajmet e së premtes: Organizmi qeverisës botëror i futbollit FIFA njoftoi se birra alkoolike nuk do të shitet në stadiumet e kombit konservator mysliman.

5 Komente

  1. k
    klea

    mos ka kryeministri i surrelit, se ai sa her ve bast ne futboll humb.

    1. G
      Gruaja duhet ta kishte lene me kohe

      Shpresoj qe nuk eshte e vertete, por nese eshte ai shqiptari nuk e ka merituar ta kete per grua, idiot ai qe e ka bere aty afer dhe ai qe e ka shkruar, edhe pse per pak sensacion cfare nuk thone e cfare nuk shkruajne njerezit

      1. K
        Kasom Rrogozhini

        Po, është e vërtetë, Olti Curri, vuri bast, gruan e tijë Gszmend/a Bardhi…..

        1. P
          Pickaxhiu

          Nuk e ka patur grua idiot gazetar thjesht e qinte ne semafor..dhe nuk ishte shqiptare por argjentinase

          1. k
            ka qen vet mero baze asnji tjeter

            Baste te tilla nuk jane nji Art Shqiptaresh o Shkrimtare Pederast qe mesiguri e ke ngaterru Shqiptarin me noj bythqim Angleze qe hidhnin baste ne Spanje dhe lini grate . Sa Shkrimtare i zote paska qen more pederasti .Ngatarron Anglezet me Shqiptaret ! Dhe kjo nuk eshte aspoak nji Rastesi . Shko e merrja ne goje tani Camelave te Shkretetires se mesiguri do jet nji frymezim i madhe me zbulu Brockullat e radhes e furnizoshe medien me FakeNews pederast i flliq

            Lini një Përgjigje