Sokol Kushta sulmon Rejën: Harroi që është trajneri i Shqipërisë

18 Nëntor 2022, 17:19Sport TEMA

Sokol Kushta sulmon Rejën: Harroi që është trajneri i

Shqipëria u mund në miqësore me Italinë me rezultatin 1-3, brenda në “Air Albania”. Pas sfidës, trajneri i Kombëtares kuqezi, Edi Reja, tha në një intervistë se donte një fjalor për të mësuar më mirën gjuhën shqipe.

Për këtë gjë dhe për të tjera, ka reaguar ish-futbollisti i Kombëtares, Sokol Kushta, i cili e ka sulmuar trajnerin italian.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kushta shprehet:

“Në ndeshjen vëllazërorë (miqësore) me Italinë, shumë nga ne panë një ndeshje të bukur me raste, por s’do të ndalem aty. Prapë formacioni qe një shpikje e parafundit e trajnerit tonë, që ishte shumë i emocionuar deri në lot, kur do dëgjonte himnin italian. 

Harroi që ishte trajneri i Shqipërisë. Dhe në fund të ndeshjes donte një fjalor të mësonte shqipen. Megjithatë, po të kishte ndonjë dëshirë për të punuar, kishte gjithë kohën në dorë. Lojtarë ka dhe ka detyrë t’i gjejë, jo t’ia japin me recetë të tjerët…”.

2 Komente

  1. t
    tifozi

    Fakt eshte se deri me sot, vetem De Biazi ka qene trajneri me i suksesshem i kombetares tone. Te tjeret jane harruar, pasi kontributi i tyre ka qene minimal. Reja nuk arriti kurre ne nivelin e De Biazit, m.gj.s. kishte dhe ka ne dispozicion lojtare me cilesore se sa De Biazi. Nga ana tjeter, shikoj se me perjashtime te vogla, si Uzuni apo ndonje tjeter, shumica nuk japin maksimumin ne ndeshjet e kombetares. Harrojne se te veshesh bluzen e kombetares eshte nderimi me i madh qe mundet ti behet nje sportisti.

    1. B
      Boll se late nam

      O Sokol po keta jane kampione europe mor xhan .jane vendi i 6 ne fifa ne 66 .kur luaje ti me kombetaren ishim ne vend te 109 ne bote .nuk lemi asnje lojtar pervec brojes dhe asllanit (edhe keta rezerva )ne skuadrat me te mira .i jeni qepur talianit harbutce a thua se jemi brazili e humbja eshte turp i madh .

      Lini një Përgjigje