Statistikat kundër Edy Rejas, Kombëtarja 1 vit pa fitore

17 Nëntor 2022, 15:55Sport TEMA

Statistikat kundër Edy Rejas, Kombëtarja 1 vit pa fitore

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi dje 1-3 me Italinë në duelin miqësor të zhvilluar në "Air Albania". Përballja e luksit pa sërish humbjen e djemve tanë, që kanë dhjetë ndeshje që nuk fitojnë. 

Mes miqësoreve dhe ndeshjeve të Nations League, Shqipëria nuk ka mundur të shohë fitore gjatë 2022.

Për të gjetur një fitore të Shqipërisë duhet të kthehemi në 15 nëntorin e 2021, kur Shqipëria fitonte 1-0 me Andorrën në "Air Albania" falë golit të Çekiçit në minutën e 73.

Në dhjetë ndeshjet e zhvilluara në 2022, kuqezinjtë kanë pesë barazime dhe pesë humbje. Barazimet për skuadrën e Edy Rejas janë shënuar kundër Gjeorgjisë, Islandës (dy herë), Estonisë dhe Arabisë Saudite. Humbjet për tanët shënohen kundër Spanjës, Izraelit (2 herë), Katarit dhe Italisë.

Me këto të dhëna duket se e ardhmja e Edy Reja është larg stolit kuqezi, teksa italianit i skadon kontrata në fundin e këtij muaji. Kujtojmë se 77 vjeçari ka në dorë ta mbyllë me nder aventurën kuqezi, me Shqipërinë që në 19 nëntor pret në "Air Albania" Armeninë në miqësoren e radhës.

Rezultatet e kuqezinjve:

Statistikat kundër Edy Rejas, Kombëtarja 1 vit pa fitore

 

2 Komente

  1. B
    Bujar Kanapari

    Eshte per te ardhur keq, kur sheh lojtaret shume entuziast pas ndeshjes, me mendimin se ndeshja ishte pozitive, duke ju referuar nivelit te kundershtarit, rasteve per shenim dhe grintes qe treguan ne fushe. Ne kete kurth ka ra dhe Reja. Mjafton te analizojme golin e barazimit te italianeve. Mbrojtesit me fytyren nga porta. Nuk e lexojne aksionin Italian, duke pesuar gol me lehtesi. Mungon disiplina taktike. Skuadra luan e tejzgjatur ne fushe.......

    1. P
      Prej Dushku

      “Lajm i mire eshte se do te fitojme ndaj Armenise,qe na dha dhe kualifikimin “per ne Euro2016,duke fituar 3:0 ne fushen e saj.

      Lini një Përgjigje