
Edoardo Reja shpresonte në një festë por miqësorja me Italinë e tij u kthye në një makth për Kombëtaren Shqiptare, me shumë mundësi në ndeshjen e parafundit në stol.
Nuk pati shumë histori në një takim ku si Shqipëria edhe Italia nuk zbritën në fushën e “Air Albania Stadium” të tejmbushur, me formacione të cunguara.
Reja në njërin krah me zgjedhje të limituara në sulm ndërsa Mancini me sulm eksperimental ku Grifo, sulmuesi i Freiburg u bë protagonist me dy gola që i dhanë drejtim ndeshjes së Italisë.
3-1 në fund të 90 minutave ku ndodhi gjithçka madje edhe përplasje në shkallët e stadiumit mes tifozëve por edhe një dëmtim horror i Tonalit në pjesën e parë por që për fat të mirë, mesfushori i Milanit shpëtoi vetëm me një traumë të lehtë dhe asgjë më shumë.
Pas golit të Ismajlit me kokë, u duk se kjo do të ishte një Shqipëri ndryshe por shumë shpejt u kuptua se ekipi kuqezi do të ishte një fotokopje e skuadrës së muajve të fundit.
Barazimi i Di Lorenzos menjëherë pas rrjetës së Ismajlit, i hapi rrugën Italisë për të shtrirë lojën e saj në gjithë zonën e Shqipërisë duke kontrolluar më pas gjithë takimin ku Shqipëria regjistroi një tjetër humbje duke mos thyer mallkimin Itali pasi ndaj të kaltërve regjistron 4 humbje në po kaq përballje vitet e fundit.
Disfatë që krijoi edhe momente pakënaqësie në shkallët e stadiumit ku ovacionet e vetme ishin ato në rastin e golit por edhe në momentin e hyrjes në fushë të Kristjan Asllanit. Tashmë, Shqipëria duhet të mendojë për miqësoren e fundit të vitit, atë të së shtunës kundër Armenisë po në “Air Albania”.
Ka thene nje fjalenjehere nje trainier plak nga bosnja : nuk behet buke gruri me miell misri , hajt ta gezoni rezultatin
Pse cfar prisje ti te fitonte Shqiperia kunder kampioneve te Europes ne fuqi dhe kater here kampioneve te botes..!? Kjo ishte nje ndeshje luksi per ne dhe nese kane pranuar te vine,vetem se eshte Reja nje italian dhe kemi ca lojtar qe luajne ne Italy. Nga ana tjeter Italia pranoi te luaj me ne ,se duke qene me afer Maqedonise se Veriut si nivel,qe i prishi pune,vinte per te fituar,per ti thene dhe maqedonasve se fitorja juaj ishte nje rastesi. Keshtuqe per ne ishte nje nder ,qe ata kane pranuar te vijne,duke qene se gjysma e shqiptareve jane dhe tifoze me italianet dhe se kemi shpresuar gjithmone per ti pare ata nga afer te ndeshen me skuadren tone,qofte edhe miqsore,qofte edhe per te mbushur nje her stadiumin e ri qe rri zbrazet gjith kohes. Pertej kesaj,kombetarja jone ,qe duhet te korigjoje shume gjera ,beri nje ndeshje te pranueshme,nese do te thonim keshtu. Se nuk eshte e rendesishme te fitosh,por e rendesishme eshte qe lufton deri ne fund per te fituar,me loje dhe kembengulje. Pra ndeshja e sotme ishte nje ndeshje e humbur me dinjitet,se luftuan te pakten. Ndeshja filloi me deshire qe shpejt u kurorezua me avantazh,por goli i shpejt i barazimit dhe gafa e mbrojtesit per te mbajtur topin,qe solli permbysjen e rezultatit ne 1:2,e ktheu kombetaren ne veshtiresite e vjetra,qe te tregojne se mbrojtja le per te deshiruar dhe ka nevoje per t’u korigjuar shume,ku mungesa e vetbesimit,ne shume raste te ndeshkon shume. Dhe gjithe pjeasa e dyte e pjeses se pare,ishte e vdekur,ndeshja dukej e mbaruar,se lojtaret tane nuk vraponin te kapnin më topin,pra ishin te dorzuar. Por cfar ndodhi pjesen e dyte..!? Pjesa e dyte kombetaraja “s’kishte me frike” te luante futboll,tregoi fytyren e vertete ,ate qe ata kane mundesi te bejne dhe kjo eshte gje e bukur apo jo..!? Cfar kishte ndodhur qe lojtaret vraponin nga njeri cep ne tjetrin duke bere presing,duke krijuar raste ,pra po na tregonin qe dinin te luanin futboll..!? Me pjesen e dyte edhe pse pesuam gol ne momentin me te mire tonin,une them se me rastet e krijuara kemi fituar dhe kjo ka rendesi,qe premisat jane per te ndryshuar dhe per te luajtur si te barabarte edhe me skuadra te medha. Sepse edhe italia fitoi pikerisht se shfrytezoi ato raste qe pati fal kualitetit qe ka dhe kete ne se ndryshojme dot,por me ato kualitete qe ne kemi,ne e dhame kete sinjal vetem ne 15 minutat e para dhe ne pjesen e dyte,qe do te thote se kemi shprese te ndryshojme shume shpejt dhe shume mire. Suksese kombetares sone te futbollit!
Mentalitet humbesi. Po Maqedonia e Veriut pse e mundi?
E ka fajin Spak me siguri
Po ti referohemi rasteve per gol, ndeshja mund te dilte dhe barazim. Por e verteta eshte se Italia na mundi me lehtesi, me lehte se heret e tjera. Shqiperia luan e hallakatur, jo e shkurtuar duke ruajtur distancen. Reja, nga trajneret me te dobet qe ka drejtuar Shqiperine. Tregoi qe eshte vetem trajneri klubi. Trajnere qe nuk kane drejtuar kombetare, nuk ka pse vijne ne Shqiperi, se nuk garantojne.
Nuk ka vend ne bote ku ndeshja e kombetares nuk transmetohet nga Televizioni shteteror...tmerr...si kudo per keq Shqiperia Kampione.
Eni , ke shume te drejt , por nga ana tjeter s'duhet te befasohemi apo t'i kushtojme shume diskutim ksaj maskarade kur dijme qe Televizionet ne Shqiperi i kan ca Plehra qe nuk njohin ala Kodin Qytetare .Hajt mo vk .Aty ku s'ka Shtet , ka maskarenje pafund e kudo. Thuaj flm Italine ,Mancin-it qe erdhi ne Shqiperi sepse kjo vlen shume per ne Shqiptaret dhe jovetem ne Futboll .- Per ndershjen do thoja . Eshte e kote te pretendoshe me shume nga Lojratet tane . S'mundet te bejne me shume .Bota i ka shkollat e Futbollit qysh ne Fillore ,me Profesora e Profesioniste Futbolli dhe Lojtari i Botes _Italiani ne kte rast , leviz symbyllur ne fushe ,sepse njeh mire qysh i vogel se ku eshte kur kundershtari sulmon ,dhe ku duhet te jet kur skuadra e tij sulmon .Kta te tanet ala sot qe jane sa nji gomar ,sdijne alate ndertojne nji aksion ,te aplikojne X -Skem ne Loje ne zbritje etj se u zgjata .Jane Probleme qe kan te bejne me formimin me shkollat e Futbollit .Ktu Poltikanet e kishin mendjen me bo Pasuri Sheikesh e Vila e Hotele per famijet e tyre jo per kte Shtet e popull . V.K me mir mos t'i shikosh se hidherohesh . E forta ishte kur ne intervistat ne fund te ndjeshjes me Rejen e pyet ai karagjozi Kavajes Rejen :Perse Reja s'ka mesuar Shqip ,se shqiptaret ne Itali e mesojne per 6 - Muaj !!!!!!!!!!! E kuptoni ju se me cfar rrota kari lojtaresh me tru primitive ke te besh ? Hibrita
Me pyti dikush: " A e ke pa Uzunin" Une iu pergjigja: "Nuk shikoj filma turk" = lol * e kish fajin ai arbitri Kosovar, e kishte udhezuar Albini....lol
Nje cope Maqedoni e Veriut dhe e mundi ne mes te Romes. Shqiptaret me mentalitet humbesi gjithmone