
Italia arriti një fitore përballë Shqipërisë në “Air Albania”, me rezultatin 1-3 në miqësore. Trajneri i “Axurrëve”, Roberto Mançini, u shpreh se kuqezinjtë bënë gjithashtu një lojë të mirë.
“Është një skuadër e mirë, e dinim këtë që nuk do të ishte e thjeshtë, edhe Shqipëria ka bërë një ndeshje të mirë.
Lojtarët e Serisë A i njoh se janë të aftë, se të luash në kampionatin italian duhet të kesh cilësi. I kam bërë komplemente në fund Rejas se ishte një ndeshje e mirë dhe e falënderova që na ftuan.
Zëvendësues për Bonuçin? Kemi mbrojtës të aftë, kemi disi atë ndryshe, Bonuçi është ende me ne dhe ka përvojën që na nevojitet”, u shpreh Mançini.
U befasua shume! = lol
Normal qe keshtu do thote Mancini. Eshte politikisht korrekt. Megjithate skuadra jone beri shume gabime dhe duhet te korigjohet. Shpresoj qe trajneri i ri te veproje shpejt sepse ndeshjet per Europianin po vijne. Urime Kombetares ne ndeshjet e tjera.