Totti: Botërori pa Italinë, si Roma pa Koloseun

17 Nëntor 2022, 19:27Sport TEMA

Totti: Botërori pa Italinë, si Roma pa Koloseun

“Botërori pa Italinë është si Roma pa Koloseun. Është diçka e pazakontë, për ne italianët është diçka më shumë se negative. Janë gjëra që ndodhin dhe duhen përjetuar në mënyrën e duhur. Do të ndjekim një Botëror ndryshe, por Katar 2022 mbetet një kompeticion i rëndësishëm ku marrin pjesë skuadra të mëdha”, ka thënë Francesco Totti në një event në Dubai i pranishëm si ambasador i Lega Serie A.

Botërori luhet në një periudhë të pazakontë, por skuadrat favorite mbeten të njëjtat: “Janë thjesht favoritët e zakonshëm: Franca, Brazili, Argjentina, Gjermania dhe Spanja. Nuk është një skuadër mbi të tjerat, por në Botëror mund të ndodhë gjithçka. Sidomos tani që luhet në nëntor dhe dhjetor, sepse nuk e di se si është gjendja fizike e lojtarëve”, ka shtuar Totti.

Totti ka folur edhe për kampionatin italian, që deri më tani është dominuar nga Napoli: “Kampionati italian është gjithmonë i bukur, nga fillimi deri në fund. Këtë vit Napoli po bën më mirë se sa pritej dhe po bën gjëra të mëdha. Milan, Inter dhe Juventus, nuk dorëzohen kurrë.

Deri në fund do të jetë një kampionat i bukur dhe i luftuar. Duhet të shohim se si do të kthehen lojtarët pas Botërorit. Nëse Napoli do të ruajë këtë vazhdimësi, do të jetë e vështirë të ndalet. Shpresoj që Roma të rilindë dh të kthehet në majë. Objektivi kryesor është që të kthehet në Champions, sepse atë skenë meriton”, ka thënë Totti.

3 Komente

  1. G
    Grande Toti ,ka te Drejte por ja...!

    Mjerishte eshte e vertete .

    1. S
      Str8 Shooter

      Duhet ta meritosh kualifikimin ne boteror. Fjalet jane bosh dhe i merr era. Sikur halla te kishte koqe thote ky.

      1. N
        Nuk eshte fundi i botes

        Himni eshte gjeja me e bukur e Italise .

        Lini një Përgjigje