Zbulohet Kupa e Botës në Doha, francezët kërkojnë ruajtjen e titullit

17 Nëntor 2022, 17:05Sport TEMA

Zbulohet Kupa e Botës në Doha, francezët kërkojnë

FIFA zbuloi më në fund trofeun që do t’i jepet fituesit të Kupës së Botës që do të nisë së shpejti në Katar.

Kampionët në fuqi, francezët, mbërritën në Doha në përpjekje për t’u bërë ekipi i parë që rifiton trofeun për të dytën herë rresht, pas Brazilit në 1962-shin.

“Ne kemi statusin e kampionëve në fuqi, por ka edhe ekipe të tjera shumë të mira dhe mendoj se do të jetë një turne fantastik”, tha Hugo Lloris, kapiten i Francës.

“Kjo është një aventurë sportive për të gjithë ne, për të gjithë skuadrën. Ata kanë përgjegjësinë e madhe për të arritur rezultate pozitive, njësoj si ekipet e tjera të mëdha që marrin pjesë në këtë Kupë Bote”, u shpreh Didier Deschamps, trajner i Francës.

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi mbërriti në Doha nga Abu Dhabi, ku Argjentina luajti dhe fitoi 5-0 ndeshjen përgatitore kundër Emirateve të Bashkuara Arabe.

Të konsideruar favoritë, bashkë me Brazilin, argjentinasit zgjatën rekordin e pathyeshmërisë në 36 ndeshje.

Lini një Përgjigje