Miqësorja me Armeninë, si pritet rreshtimi i Shqipërisë

18 Nëntor 2022, 20:03Sport TEMA

Miqësorja me Armeninë, si pritet rreshtimi i Shqipërisë

Shqipëria do të luajë miqësoren e fundit për këtë muaj, teksa të shtunën përballemi me Armeninë, në një sfidë ku do të kërkohet me çdo kusht fitorja.

Në konferencën për shtyp, trajneri Reja, zbuloi edhe disa nga titullarët për ndeshjen e nesërme, ku tha se Hadroj, Gurishta, Mucci dhe Skuka do e nisin nga minuta e parë.

Sa i përket formacionit, nga ajo që mësohet, në portë do të luajë Kastrati, ndërsa tresha e mbrojtjes do të përbëhet nga Adrian Bajrami, Gurishta dhe Mihaj, ndërsa krahët mbulohen nga Hysaj dhe Hadroj.

Në mesfushë do të luajë Asllani, Lacci dhe Çokaj, ndërsa dyshja e sulmit do të përbëhet nga Skuka dhe Muçi.

1 Komente

  1. t
    tifozi

    Pse nuk thobni se do luajme me ekipin e trete. Mbase keta do na e zbardhin faqen, pasi ata qe i quajne "legjionare", deri tani nje vrime ne uje kane bere.

    Lini një Përgjigje