"Sot ndihem gay, emigrant, arab", Infantino akuzon Perëndimin për hipokrizi për sulmet ndaj Kupës së botës në Katar

19 Nëntor 2022, 11:27Sport TEMA

"Sot ndihem gay, emigrant, arab", Infantino akuzon Perëndimin

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka akuzuar Perëndimin për “hipokrizi” në raportimet për të drejtat e njeriut në Katar në prag të Kupës së Botës.

Në një monolog të jashtëzakonshëm në një konferencë shtypi në Doha, Infantino foli për gati një orë dhe bëri një mbrojtje pasionante të organizimit të turneut në Katar.

Kohët e fundit eventi më i rëndësishëm i futbollit është ekplisuar nga raportimet për vdekjen e punëtorëve emigrantë dhe keqtrajtimin e personave nga komuniteti LGBT. Infantino hapi fjalën duke thënë:

“Sot kam ndjenja të forta. Sot ndihem Katari, ndihem arab, ndihem afrikan, ndihem homoseksual, ndihem me aftësi ndryshe, ndihem punëtor emigrant”.

Në shkurt 2021, “Guardian” raportoi se 6,500 punëtorë emigrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka kishin vdekur në Katar që kur ky vend fitoi ofertën për Kupën e Botës. Numri bazohet në shifrat e dhëna nga ambasadat e vendeve në Katar.

Megjithatë, qeveria e Katarit tha se totali i shifrave nuk ishte i saktë, sepse jo të gjitha vdekjet e regjistruara ishin të njerëzve që punonin në projekte të lidhura me Kupën e Botës

1 Komente

  1. T
    Tifozi kuq e zi

    Po pra po shko si tifoz e pi alkol ta qin tetom atje te plasin ne burg , te shkojn tifozet nga europa te rrin xhvesh direkt ne burg shkojn , pisa moret para miliarda dhe e çuat kupen e botes ne nje vend me liri te cunguara , ku nuk te len te pish dhe te rrish qoft me kanatire nga vapa se te plasin ne burg , tifozet te bejn gati çallmat dhe fustanet se ne te kundert kon per ta honger.

    Lini një Përgjigje