Botërori i globalizuar, 137 lojtarë përfaqësojnë vende “të huaja

19 Nëntor 2022, 15:32Sport TEMA

Botërori i globalizuar, 137 lojtarë përfaqësojnë vende

Globalizimi është një fenomen që sa vjen dhe po shtohet. Diçka e tillë vihet re dhe në Botëror ku janë plot 137 futbollistë, të cilët nuk përfaqësojnë vendet ku kanë lindur. Në Afrikën e Jugut 2010 ky numër ishte 77, katër vite më pas në Brazil 2014 shkoi në 85 ndërkohë që në Rusi 2014 ishte 82.

Asgjë e re – Historia tregon se ky fenomen nuk është i ri madje ka nisur shumë kohë para se të konceptohej si term fjala globalizëm. Atilio Demaría dhe Luis Monti humbën finalen e Kupës së Botës me Argjentinën në 1930 dhe katër vite më pas e fituan këtë trofe duke mbrojtur ngjyrat e Italisë. Këtë edicion do të jenë plot 19 afrikanë, të cilët nuk përfaqësojnë vendet ku kanë lindur. Më të njohurit janë Ansu Fati (Spanja) , Camavinga (Franca), Moukoko (Gjermania), Alphonso Davies (Kanada), William Carvalho (Portugali), Mabil (Australi)...

Përjashtimi – Në Katar 2022 vetëm përfaqësueset e Argjentinës, Brazilit, Koresë së Jugut dhe Arabisë Saudite do të luajnë me lojtarë të cilët kanë lindur në këto vende.

Të huaj – Do të jenë plot 28 kombëtare ato që kanë grumbulluar lojtarë të cilët nuk kanë lindur në vendet ku janë grumbulluar. Në këtë listë e para është Katari. Përfaqësuesja në fjalë ka lojatarë të cilët kanë lindur në Portugali, Irak , Egjipt, Bahrein, Ganë, Francë, Sudan dhe Algjeri.

Lini një Përgjigje