Shqipëria fitoi 2-0 përballë Armenisë falë golave të Xhuliano Skukës dhe Kristjan Asllani. Suksesi i parë për vitin 2022 erdhi pas 369 ditësh, triumf për të cilin Edi Reja foli për emisionin “Kuq e Zi” në SuperSport, aty ku preku edhe tema të tjera.
Fitore në ndeshjen e fundit? Ndoshta, po nuk i dihet, nuk mund ta them. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Djemtë treguan temperament dhe dëshirë të madhe. Kur ka lëvizje në sulm loja bëhet edhe më e lehtë për mesfushën. Luajtëm mirë, jam i kënaqur sot. Ky duhet të jetë shpirti i Shqipërisë, me ose pa mua, pasi energjia e djemve është e rëndësishme në ekipin kombëtar, njësoj si dëshira dhe lidhja me fanellën.
Lojtarët e Superiores? I kam ndjekur këta lojtarë gjatë kampionatit. Ka shumë lojtarë që më kanë rënë në sy, ka lojtarë që mund të bëjnë mirë në Kombëtare. Mua më pëlqen të bëj edhe stërvitje apo seleksionime javore apo mujore, gjithmonë nëse më lejojnë klubet. Nuk e di nëse do të vazhdoj, por kushdo që do vijë, do të gjejë një punë të ngritur, do gjejë tavolinën plot dhe shumë lojtarë të talentuar, do ketë mundësinë të zgjedhë.
Nëse do jem unë, i kam idetë e qarta. Detyra ime ishte të rrisja vlerat e lojtarëve, mendoj se kemi lojtarë që janë të gatshëm për të luajtur me Kombëtaren. Nëse do të vazhdoj si trajner i Shqipërisë, e di se ku duhet të ndërhyj.
Lojtarët e rinj? Të gjithë janë të aftë, Skuka tregoi vlerat e tij, edhe Hadroj ka vlera në aspektin dinamik dhe atë të rezistencës, por duhet të përmirësojë diçka në aspektin teknik. Ka edhe shumë të tjerë. Edhe Bitri po bën mirë, në lartësi janë edhe lojtarë të tjerë që nuk i grumbullova këtë radhë. Cara është lojtar interesant, ka teknikë, lëvizshmëri dhe ritëm. Janë lojtarët që duhet mbështetur dhe duhen integruar në ekipin kombëtar. Kemi rreth 40-50 lojtarë që mund të jenë pjesë e Kombëtares.
Goli i parë? Kur ke kohën në dispozicion për të punuar, bën edhe gjëra të tilla, por ka raste që lojtarët i harrojnë lëvizjet që përgatisim. Përgatitëm disa lëvizje, lojtarët i memorizuan dhe i bënë në ndeshje. Sa bukur do ishte nëse do kishim më shumë kohë për të punuar së bashku. Kemi kualitet, e treguam në lëvizjet e sotme. Fizikisht jemi mirë, por kemi nevojë për t’u përmirësuar në aspektin taktik.
Jepi Dukes racionin dhe qendro sa te duash.
Trainer i paafte, hileqar dhe mashtrues. Tani e kuptoi ky se ku duhet nderhyre pasi ka kthyer kombetaren 30 vjet mbrapa duke patur me lojtare shume te mire. Urgjent largimi i tij. I vetmi trainer qe pas cdo humbje thote qe jam i kenaqur me ekipin.
Ti mer valixhen dhe oburra nje minut e me par shko ne shtepi , je shum i vjeter per kte zanot , ik e mos e zgjat , na je shpif .
Nuk je per Kombetaren,Edi Reya.Ne Itali je trajner qe ke bere emer,por me Kombetaren nuk pashe asnje gje te bukur nga ti.Nuk je i afte,ke frike me lojtaret e vjeter,nuk di te afrosh dhe ti japersh me shume doren te rinjve.Dhe sot,miqesore,ti fut prape Hysajn,qe eshte lojtari me Medioker qe njoh une,ne historine e Kombetares.Nje Idiot i lindur,qe edhe tek Lazio luan kur jane te demtuar te tjeret.Ti fut Cikalleshin(33 vjec),luan ne Arabi para Brojes ose Uzumit,merr akoma Balajn,nje lojtar i mbaruar prej vitesh,Pse?Sepse je plak dinak:Ty te pelqejne Servilat Husaj,Cikalleshi,Manaj,lojtare koti,dhe Asllani qe eshte Talent i lindur,prap rri rezerve(si me Italine).Pse nuk e more ne keto 4 ndeshje,Mehmetin,qe ne Angli shenon gati cdo jave.Ti therret akoma Veselin,lojtar ne Kategorine e dyte dhe Dermakun,qe ka nje vit qe nuk luan,cetem se luajne ne Itali.Ik Reya,na ler rehat,problemi eshte qe ky Kapo banda jone(Mafiozi Duka)do na bjere prape nje Panuci pa vlera.
O profesora te kishim kaq mend sa japim ne per sportin do ishim per tu pasur zili shkurt jemi nje vend i dhjere sepse njeri i bie gizhdes tjetri patkoj.Tjetri ka nje jete qe merret me futbollin ky thote hajde baba te tregoj arat.Padurimi per te kapur ate qe duhen vite pune dhe perkushtim na nxjerr jashte llogjike.Te gjithe jane provuar ben tjetri nje ndeshje te mire ngrihet ne qiell ne tjetren cope cope kujt eshte faji i bie shkurt trajnerit,luan tjetri si zevendesues dhe per ato minuta jep me te miren,pse nuk e fut gjithe lojes profesorat ndeshjen tjeter nga fillimi Po ky lojtar shuhet dhe ska rendiment e pra nuk eshte kaq e thjesht prandaj mos llapni shume per gjera qe ne dukje jane kollaj por do durim dhe qendrueshmeri gjeja kryesore qe na mungon tmerresisht.E vetmja qe nuk jam dakort ne kete rast moshe e madhe e ketij trajneri por jo per te tjerat.