Kristjan Asllani: E dua atë lloj pasimi, çfarë i kërkova Skukës përpara ndeshjes

19 Nëntor 2022, 20:20Sport TEMA

Kristjan Asllani: E dua atë lloj pasimi, çfarë i kërkova

Kristjan Asllani ishte lojtari më i mirë në ndeshjen Shqipëri-Armeni (2-0). Mesfushori i Interit dhuroi spektakël me pasimet e tij, si te goli i parë i shënuar nga Xhuliano Skuka.

Në minutën e 63’ gjeti golin e parë kuqezi falë një penallti të ekzekutuar saktë, teksa në prononcimin për emisionin “Kuq e Zi” në SuperSport, 20-vjeçari i talentuar deklaroi:

“Goli? Emocion shumë i bukur të shënosh me Kombëtaren, është ëndrra e çdo fëmijë, por gjëja kryesore sot ishte fitorja. Kishim shumë kohë që nuk fitonim. Unë gjithmonë dua të luaj, por zgjedhjet i bën trajneri.

Skema e njëjtë si tek Interi? E kam qejf shumë atë top, i thashë Skukës që të nisej pas linjës sa herë të kishte mundësi. Më pëlqen një pasim i tillë, jam i lumtur edhe për Skukën që realizoi golin e parë me Kombëtaren”, deklaroi Asllani.

1 Komente

  1. L
    Loni

    Bravo Asllan je lojtari me i mire je krenaria e Mollasit e Elbasanit dhe e gjith Shqiperise.

    Lini një Përgjigje